Mësohet se kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u ka thënë deputetëve që të jenë prezent në parlament që në orën 16:30 për të mos pasur përplasje me protestuesit, të cilët do të mblidhen në 17:00 .
Burime nga grupi i PS thanë për SYRI TV se fillimisht do të nderohen viktimat e tërmetit tragjik në Turqi dhe në Siri.
Më pas, kur opozita të kërkojë që skandali Rama-McGonigal të jetë pjesë e diskutimeve, socialistët do të largohen kur opozita të bllokojë foltoren.
Duket se ky është një sinjal se socialistët nuk do lënë hapësira për të diskutuar skandalin më të rëndë në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Më herët u raportua se edhe kryeministri Edi Rama ka mundësi të mos jetë në seancë.