Skandali Rama-McGonigal trondit politikën në SHBA/ ‘Washington Post’: Siguria kombëtare në rrezik, zyrtarët janë shokuar

Hënë, 13 February 2023 21:28

Pas gazetës njujorkeze, sot ishte radha e gazetës ‘Post’ për të theksuar se kryeministri Edi Rama është i zhytur deri në grykë në këtë aferë. 

 
 

Por ndërsa të dy gazetat shkruajnë njësoj se Charles McGonigal ka marrë para për të çuar përpara axhendën politike të Edi Ramës, të dyja theksojnë se skandali ka tronditur politikën kombëtare amerikane.

 

“Marrëveshjet e supozuara të paligjshme të Charles McGonigal në Shqipëri- dhe për një oligark rus famëkeqe, të sanksionuar nga SHBA- e kanë vënë FBI-në në shënjestër politike,” shkruan gazeta.

 
 

“Në janar, McGonigal u padit me akuza federale për pastrim parash, shkelje të sanksioneve të SHBA dhe dhënie të deklaratave të rreme. McGonigal është deklaruar i pafajshëm për akuzat në Nju Jork dhe Uashington dhe është i lirë me garanci.

Ai është një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së, i akuzuar ndonjëherë për vepra penale dhe rasti i tij ka shqetësuar thellësisht profesionistët e sigurisë kombëtare, duke pasur parasysh aksesin e jashtëzakonshëm që ai kishte në sekretet e ndjeshme të qeverisë.

Zyrtarët aktualë dhe ish-qeveritarët, që kanë punuar dhe kanë njohje me McGonigal për vite, thanë se ishin të tmerruar nga akuzat dhe implikimet e dikujt në pozicionin e tij, që mund të punonte në fshehtësi për palët e huaja.

Ai kishte akses në një sasi të jashtëzakonshme informacionesh të ndjeshme, duke përfshirë hetimet për spiunët e huaj ose shtetasit amerikanë të dyshuar se punojnë në emër të qeverive të huaja. McGonigal gjithashtu kishte njohur për të huajt që rekrutonte FBI dhe CIA për të spiunuar për Shtetet e Bashkuara.

Aktakuza e McGonigal vjen në një kohë kur FBI është vulnerabël. Kritikët theksojnë se akuzat për abuzim nga një zyrtar i lartë janë dëshmi e problemeve serioze në byro. Kjo do ta vendosë FBI-në politikisht në mbrojtje, një vit përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, dhe kur byroja të jetë nën sulmin e disa ligjvënësve, të cilët pretendojnë se ajo ka abuzuar me pushtetin e saj për qëllime politike”, shkruan gazeta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...