Burimi: Me artikuj shtypi, Blinken shpalli Berishën ‘non grata’, pse nuk e shpall tani dhe Ramën

Hënë, 13 February 2023 21:38
 
 

Gazetari shqiptar që jeton në Francë, Genc Burimi, është shprehur se Departamenti i Shtetit duhet të shpallë Edi Ramën ‘non grata’.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV Burimi u shpreh se, Anthony Blinken duke u bazuar në artikuj të medieve shqiptare vendosi shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës, pse tani që shkruajnë mediat amerikane, nuk e shpallin Edi Ramën ‘non grata’. 

 
 

‘Me artikuj shtypi, Anthony Blinken, DASH e shpalli Sali Berishën, ‘non grata’. Kjo ishte deklarata e DASH, thoshte që ‘në bazë të artikujve të shtypit kemi të dhëna që Sali Berisha është i korruptuar’.

 

Ja ku e ka Blinkeni sot, artikullin e shtypit të vendit të tij, Ëashington Post, çfarë pret Departamenti i  Shtetit të shpallë Edi Ramën ‘non grata’.

 
 

E dyta, çfarë pret drejtësia shqiptare sot, dhe ajo vetë të hapë një hetim ndaj Edi Ramës. Është e pafalshme, e pa kuptueshme. Mos dëgjoni Baton Haxhiun që po u çon në sfera të tjera. Sot debati ky është, shqiptarët duan drejtësi.

Nëse Edi Rama është i pafajshëm, ta thotë drejtësia.

Sot është një falimentim i drejtësisë shqiptare dhe i partnerëve ndërkombëtarë që kanë investuar kaq shumë në këtë reformë’, tha Genc Burimi në SYRI TV.

Modifikuar më Tuesday, 14 February 2023 10:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...