Meta takim me Yuri Kim: Bllokimi i komisioneve hetimore, rrëmbim i parlamentit nga mazhoranca

E mërkurë, 08 Mars 2023 16:40

Në takim, Meta nënvizoi në mënyrë të veçantë situatën shumë të rëndë të krijuar në Parlamentin e Shqipërisë, për shkak të bllokimit antikushtetues dhe të paligjshëm nga ana e qeverisë.

Njoftimi i zyrës së medias së PL-së:

Sot Kryetari i Partisë së Lirisë zoti Ilir Meta priti në një takim Ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

Në takim, zoti Meta nënvizoi në mënyrë të veçantë situatën shumë të rëndë të krijuar në Parlamentin e Shqipërisë, për shkak të bllokimit antikushtetues dhe të paligjshëm nga ana e qeverisë.

Bllokimi i Komisioneve Hetimore, interpelancave dhe një serie projektligjesh të propozuara nga Partia e Lirisë, por edhe nga partitë e tjera të opozitës, do të thotë rrëmbimi defakto i Parlamentit nga Qeveria, duke synuar asgjësimin e kontrollit mbi qeverisjen si dhe bllokim i adresimit në Kuvend të shqetësimeve shumë të mëdha të qytetarëve në lidhje me qeverisjen, e veçanërisht më korrupsionin.

Zoti Meta theksoi gjithashtu shqetësimet e shumta, të ngritura edhe nga organizata jofitimprurëse, mbi përdorimin skandaloz të administratës shtetërore, financimeve të buxhetit të shtetit, por dhe veprimtari të tjera klienteliste, në funksion të manipulimit dhe shitblerjes së votës, që lidhet drejtpërdrejtë me zgjedhjet e 14 Majit.

Zoti Meta përshëndeti në mënyrë të veçantë angazhimin e fokusuar të DEA-s në Shqipëri, lidhur me veprimtarinë e narkotrafikut dhe problemet kritike që lidhen me të, si një hap i duhur dhe i shumëpritur.

Gjithashtu ai vuri në dukje se korrupsioni galopant dhe endemik vetëm se po thellohet dhe nuk ka asnjë përmirësim apo ndryshim të situatës, se ka një rëndim të mëtejshëm të gjendjes lidhur me pastrimin e parave, narkotrafiqeve dhe veprimtarisë kriminale në vend, gjë e cila ka sjellë një rëndim të situatës së rendit publik dhe të qetësisë së qytetarëve.

Zoti Meta konfirmoi vullnetin e palëkundur të Partisë së Lirisë për të kontribuar për zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standardeve europiane, që do t'i jepnin fund monizmit në pushtetin lokal, si dhe këmbënguljen e Partisë së Lirisë për denoncimin në të gjitha nivelet, të korrupsionit qeveritar dhe lokal.

Kryetari i Partisë së Lirisë, zoti Ilir Meta shprehu falenderimin e veçantë për mbështetjen e pakursyer që institutet amerikane IRI dhe NDI kanë ofruar vazhdimisht për rritjen e kapaciteteve të liderëve të rinj dhe grave të Partisë së Lirisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...