Kryedemokrati Sali Berisha, në kuadër të 8 Marsit zhvilloi një bashkëbisedim me vajza dhe gra të familjeve të persekutuara nga Shkodra. Për Sali Berishën, Shkodra në dekada do të mbetet simbol i qëndresës për dinjitet, ndërkohë argumentoi se qeveria Rama prej 10 vitesh e ka izoluar metropolin verior në aspektin e investimeve.
Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gra dhe vajza të persekutuara nga qarku i Shkodrës.
Berisha e cilësoi vendimtar rolin e ish-të përndjekurve në përmbysjen e regjimit dhe nisjen e proceseve demokratike në Shqipëri, teksa theksoi se shqiptarët me votë të lirë do të mbrojnë pluralizmin.
Për Sali Berishën, Shkodra në dekada do të mbetet simbol i qëndresës për dinjitet, ndërkohë argumentoi se qeveria Rama prej 10 vitesh e ka izoluar metropolin verior në aspektin e investimeve.
Pavarësisht diskriminimit nga Tirana Zyrtare, Berisha u shpreh se bashkia Shkodër, ato fonde që ka në dispozicion, i ka shpërndarë në mënyrë të drejtë.
Në përfundim të takimit, kryedemokrati Sali Berisha vendosi t’u dhuronte trëndafila të bardhë zonjave shkodranë, teksa së bashku kënduan këngën “Lulebore”.