Manjani i përgjigjet KLGJ: Vendimi i Apelit për vulën nuk rrëzoi vetëm besimin, por shembi të gjithë drejtësinë

E Enjte, 09 Mars 2023 09:17

Ylli Manjani i është përgjigjur shqetësimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor në lidhje me akuzat sipas këtyre të fundit që po i bëhen gjykatës së Apelit, pas vendimit skandaloz në lidhje me vulën e PD-së.

Manjani shkruan se, vendimi i Apelit për vulën, nuk rrëzoi vetëm besimin, por shembi krejt drejtësinë. 

 
 

Reagimi i Ylli Manjanit:

 

Jo mor jo!

Aludimet publike e dëmtokan besimin te drejtësia, ndërsa dhunimi i hapur i ligjit nga Gjykata e Apelit e cila pranon një ankim të një personi që nuk ishte palë në gjykim,e rregullon besimin te drejtësia!

Po mirë, le të themi se s’qënka e kapur drejtësia, pse e dhunojnë ligjin, kushtetutën e demokracinë në vend ata për sport?!

Apo për qejf?!

Allah, allah...

Shikoni,  në daç besojeni në daç jo, atë që ka bërë gjykata e apelit me rastin e vulës është rrëzim i gjithë drejtësisë jo thjesht i besimit tek ajo!

Është vendosje e saj nën hyqmin e pushtetit, kundër parimeve të shtetit.

Është vendosje e gjykatës kundër rendit demokratik në vend dhe qartësisht në dhunim masiv të të drejtës së gjysmës së votuesve për të votuar.

Kështu që KLGJ, le ta besojë vetë po të dojë këtë gjykatë e këtë drejtësi, se njeri tjetër s’ka shans. 

Ka kohë që Barometri dhe çdo matje tjetër tregojnë qartë se mbi 70% e shqiptarëve nuk besojnë se ka gjykatë të pavarur.

Oj, të kërkojnë edhe hesap pse kritikohet gjykata, në vend të kërkojnë ndjesë dhe të korrektojnë sjelljen e gjyqtarëve në raport me ligjin!!

Kulmi!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...