Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim të zjarrtë me banorë të Mallakastrës, ku lëshoi kritika të forta ndaj ambasadores Yuri Kim. Berisha tha se ambasadorja nuk ka moral të flasë për zgjedhjet pasi çertifikoi zgjedhjet e manipuluara të 2021, duke uruar kryeministrin. Kreu i opozitës e akuzoi ambasadoren si pjesë të skenarit okult për eleminimin e opozitës.
Lideri i demokratëve, komentoi takimet e ambasadores amerikane, Yuri Kim, me përfaqesues të partive politike duke i dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë, ambsadores, e cila u rikthye në skenën politike, 2 muaj pas publikimit të skandalit të ish-zyrtarit të lartë të FBI.
"Kundër PD-së, kundër jush, kundër demokratëve u vërsul me të njëjtën egërsi si McGonigal, McGonigali me fustan që quhet Yuri Kim. Pas dy muajsh u bë e gjallë sot. Do t'i them një fjalë sot, nuk ke asnjë moral, nuk ke asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet ti në këtë vend sepse ti je e para që shkove dhe i urove Edi Ramës me urdhër të McGonigal zgjedhjet më të vjedhura, më të rrënuara, më të placckitura në historinë e vendit. Mos mendo ti se mund t'u shesësh për moral shqiptarëve amoralitetin.
Sali Berisha, kryetar i PD
Por ky nuk ishte i vetmi mesazh që kreu demokrat dha për ambasadoren, kur kujtoi planin e kryeministrit për të kthyer në fasadë opozitën, duke marrë peng Lulzim Bashën.
Ja ku është McGonigal, një tradhtar i vendit të tij që punoi të shkatërronte opozitën si vrasës i paguar nga Edi Rama. Ja ku është Lulzim Brava i cili u mor peng nga Edi Rama me proces gjyqësor dhe pastaj thoshte se po më urdhëron në mënyrë të tmerrshme ambasadorja amerikane. Tani i them, zonjë ja ku e ke një kufomë politike, merre.
Sali Berisha, kryetar i PD
Duke çelur fushatën për zgjedhjet lokale në qytetin e Mallkastrës, Berisha krahasoi kandidatin e grupimit Alibeaj, Agron Kapllanaj, me kandidatin e primareve, Resmi Shano, i zgjedhur me votën e demokratëve.
Resmiu është kandidati juaj, i zgjedhur nga ju me votën tuaj të lirë, nuk vjen nga zyra e askujt. E para njëhërë Kapllan, po të ishe burrë dhe po të ndjeheshe i njëjtë me këta burra dhe gra që janë këtu dhe të tjerë, vije dhe yjë në primare. Nuk të pengoi Sali Berisha, por të pengoi pallati, se kur ti demokrat vjen dhe merr tender në pallatet që ua prishën me buldozer qytetarëve, i nxjerrin si banda nga shtëpitë e tyre Erion Veliaj me shokë, ti bëhesh me ta, s'ke punë me demokratët. Ke 97 tendera nga qeveria.
Sali Berisha, kryetar i PD
Lideri i opozitës i bëri thirrje qytetarëve për bashkim, për t'i kthyer zgjedhjet e 14 majit, në pranverën e triumfit, duke renditur edhe njëherë akuzat ndaj qeverisë "Rama", për varfërinë dhe korrupsionin në vend.