Loja e Celibashit me afatin “48 orë” për Lulzim Bashën

E Enjte, 09 Mars 2023 16:25
 

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i dha 48 orë kohë përfaqësuesve ligjorë të grupimit “Alibeaj” që të plotësojnë dokumentacionin dhe të qartësojnë çështjen e “Autorizimit” të lëshuar një vit më parë nga kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, para se të vendosë për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023.

Në seancën e zhvilluar paraditen e së Enjtes, KQZ dëgjoi argumentat e dy grupimeve të Partisë Demokratike, njëri i përfaqësuar nga Sali Berisha dhe tjetri nga Enkelejd Alibeaj, ku secili prej tyre kërkoi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore.

Përfaqësuesi i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi nga Celibashi që të pranonte kërkesën e tij, duke argumentuar se vendimi i gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri, që njohu Grupin e Rithemelimit si drejtues të formacionit politik është ende në fuqi. 

Në datën 3 Mars 2023, Gjykata e Apelit, në një vendim tepër të diskutueshëm, vendosi të shfuqizojë vendimin e Zhukrit, duke e rikthyer çështjen për shqyrtim në shkallë të parë.

Përfaqësuesi ligjor i Berishës në KQZ argumentoi se vendimi i Zhukrit është ende në fuqi dhe se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është zbardhur dhe është i pazbatueshëm.

Në këtë pikë ndërhyn Celibashi. Ai deklaroi se, sipas dokumentave të gjykatës, rezulton se kryetar i PD-së është Lulzim Basha.

Megjithatë, ai vuri në pikëpyetje “Autorizimin” e Lulzim Bashës, të lëshuar tre ditë para dorëheqjes së tij, të paraqitur në Mars 2022, i cili ngarkon Enkelejd Alibeajn që të përfaqësojë Partinë Demokratike për çështjet zgjedhore.

Celibashi i la 48 orë kohë përfaqësuesit të grupimit “Alibeaj” që të saktësojë çështjen e Autorizimit.

Por, çfarë do të thotë “afati 48 orë”. Nuk do të jetë aspak çudi që, brenda këtij afati, trupa gjykuese e Apelit të nxitet që, me shpejtësi, të zbardhë vendimin që shfuqizoi vendimmarrjen e Agron Zhukrit.

Dhe, në këtë mënyrë, grupimi “Alibeaj” do të marrë një lloj frymëmarrje proceduriale.

Megjithatë, pikëpyetja për grupin e pakicës brenda Partisë Demokratike vijon të mbetet e njëjta-ku do ta gjejë “Autorizimin” e Lulzim Bashës së dorëhequr?

Shqetësimi për “Autorizimin” u reflektua edhe tek përfaqësuesi ligjor i grupimit “Alibeaj”, i cili kërkoi zbardhjen e menjëhershme të vendimit të Celibashit, me qëllim që të ushtrojë të drejtën e ankimit pranë Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve zgjedhore (KAS).

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...