Berisha: Ky entuziazëm, kjo prani, kjo fushatë ka mesazhin më të fuqishëm - ne jemi këtu dhe do të fitojmë!

E Enjte, 09 Mars 2023 19:20
 

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi në Lezhë përmes një atmosfere elektrizuese, kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Dr.Pashk Gjoni. 

Berisha u shpreh se ky entuziazëm dhe kjo prani e qytetarëve jep mesazhin se PD është më e fuqishme dhe i paraprin fitores së 14 majit. 

 
 

Ju i çoni mesazhe drithëruese atyre që në pallatet e krimit mendojnë se mund të mposhtin opozitën shqiptare, mendojnë se do të vazhdojnë pushtetin e tyre të bazuar mbi vjedhjen, krimin, drogën dhe poshtërsinë. Mendojnë se mund të mbajnë Shqipërinë si çifligun e tyre dhe familjarëve të tyre. Mendojnë e do të përzënë edhe shqiptarin e fundit nga kjo tokë, vetëm e vetëm se ai se mund ti kundërshtojë. 

Ky entuziazëm, kjo prani, kjo fushatë ka mesazhin më të fuqishëm, ne jemi këtu dhe do të fitojmë. Miqtë e mi. Demokratë e demokrate, qytetarë e qytetare! Sot Shqipëria nga ky regjim po shkretohet çdo ditë e më shumë. Shqipëria ka humbur në 8 vite 1/3 e popullsisë së saj. Në 8 vite vetëm në hapësirën e BE-së janë larguar 937 mijë shqiptarë, nga të cilët rreth 80% nën 30 vjeç. 

Kjo është politikë gjenocidi, politikë shkretëtitimi, shkretimi, shpopullimi të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo është politika me mjetet të tjera të cilën do ti thoshte hetuesit mizor At Zef Pllumi, se pas nesh do të jemi vetëm ne, por do të jemi ne, do të jenë shqiptarët, kurse ju që praktikoni këtë politikë do të përfundoni në koshat e historisë", u shpreh Berisha. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...