Berisha: Rama lojë për të mos lejuar PD-në të futet në zgjedhje, sepse e di që është i humbur!

E Enjte, 09 Mars 2023 20:56
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se me dy pengjet e tij po bën lojë makbethiane për të mos lejuar Partinë Demokratike që të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit.  

Nga Lezha, ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Dr.Pashk Gjoni, Berisha u shpreh se Rama dhe veglat e tij po dëshmohen si armiq të egër të pluralizmit dhe demokracisë në vend. 

Berisha tha se Rama është i bindur për humbjen në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

"Tani kemi një problem. Edi Rama me dy pengje të veta hyri në një lojë makbethiane për të mos lejuar PD-në që të marrë pjesë në zgjedhje, sepse e di që është  i humbur. I them çdo demokrati, i bëj thirrje në mënyrë më miqësore; të mendojë, koha është të bashkohemi sot më shumë se kurrë në fitore. Koha është të denoncojmë Edi Ramën dhe veglat e tij, si armiq të egër të pluralizmit, të demokracisë të ardhmes së Shqipërisë.  

Demokratet dhe demokratet që akoma nuk kanë bërë vendimin, janë të ftuar të mendojnë me qytetarët, me demokratët, me Shqipërinë apo me organizatën kriminale të Edi Ramë dhe pengjet e tij, brava-basha, Basha-brava. Nuk ka. Ne jemi të bindur në zgjedhjen e tyre, mençurinë e tyre. Jemi të bindur se çdo ditë bashkimi ynë do të bëhet më i fuqishëm, se orteku elektoral i kësaj pranvere do të njohë fitoren më të shkëlqyer, disfatën më të thellë të Edi Ramës, të klikës së Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale. 

Ndaj dhe një herë, mirënjohje të pakufishme për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Le të bëjmë ne, këto dy muaj, natën ditë. Të bëjmë gjithçka me përkushtimin më të madh që kemi treguar ndonjëherë, këto zgjedhje janë zgjedhje për Shqipërinë, këto zgjedhje janë për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, këto zgjedhje janë për rikthimin e qytetarit në vlerat e tij. Janë për shndërrimin e bashkive në shtëpitë e qytetarëve. Në këto zgjedhje duhet të firmosim ndryshimin e madh dhe të merituar që Shqipëria e pret me padurimin më të madh që çdo shqiptar e pret nga ne. Rroftë Lezhë, rroftë Shqipëria!", u shpreh Berisha. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...