Berisha: Lezha, Kurbini dhe Mirdita do të firmosin ndryshimin në 14 maj

E Enjte, 09 Mars 2023 20:54
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet i bindur se Lezha, Kurbini dhe Mirdita do të firmosin ndryshimin në 14 maj, duke votuar kandidatët e Partisë Demokratike.  

Lideri i opozitës u ndal këtë pasdite në Lezhë ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Dr.Pashk Gjoni. 

Berisha përcolli mesazhe edhe për kandidatët e Edi Ramës në këto tre bashki. 

"Rëndësi të jashtëzakonshme ka kjo fushatë elektorale. Unë kam nder të madh që paraqes para jush një përfaqësues tuaj të moralit, vyrtitit, doktor Pashk Gjonin, njeriun që me gjithë zemër ju respekton, që ndjehet njëri prej jush që do Lezhën dhe Shqipërinë dhe që bashkinë, të ardhurat e saj do ti shndërrojë të gjitha në shërbime në mirësi për ju dhe fëmijët tuaj.

Dy fjalë për kandidatët e Kurbinit dhe Mirditës. 

Kandidatë të shkëlqyer, të zgjedhur të tre me votën tuaj të lirë, me burrërinë, guximin për të dalë para jush, për tu besuar ju, për tu provuar nga ju. Kam bindjen më të thellë se Kurbini, Mirdita, së bashku me Lezhën do të firmosin ndryshimin në 14 maj. 

Pjerin, nuk dua të ndalem sot në këtë takim madhështor dhe të zjarrtë me ty, por dy fjalë do ti them; ke ardhur në këtë bashki si kriminel elektoral, si kriminel elektoral i damkosur. Do të largohesh si hajdut xhepash dhe ç'të duash tjetër, se nuk ke vjedhur dhe nuk ke bërë asgjë veç se fasada dhe mashtrime. 

Kurse kandidatit socialistë të Rrëshenit të them; zoti të shpëtoftë nga ujqërit e shpellës tënde. Ajo zonja e Kurbinit, ajo qoftë. Gjysmën e rrogave ua jep atyre që janë në Spanjë dhe vende të tjera. Behari do të vendosë rregullin që duhet aty dhe ligjin".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...