Berisha: Sipas KLSH, në 2022 u vodhën 122 miliardë lekë. Me kaq para do ishin rritur 130% rrogat!

Saturday, 11 Mars 2023 20:49
 
 
 

"Në 2022 u vodhën 122 miliardë lekë. Me kaq para do ishin rritur 130% rrogat". 

Kështu u shpreh nga Korça kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidates për kryetare bashkie, Ledina Alolli.  

 
 

Përpara mbështetësve dhe qytetarëve korçarë, Berisha tha iu referua raportit të KLSH i cili për vitin 2022 zbuloi abuzime galopante nga instiutucionet e shtetit dhe dëmi arrin në 122 miliardë lekë. 

 
 

"A fituan gjë qytetarët se ne prodhuam 2 miliardë me shumë, përkundrazi, elektriçistët vijnë dhe ju vjedhin me tarifa me urdhër. Çdo punë publike fitohet me 99.9 % të fondit limit. Dua të ju them një gjë. Në vitin 2006-2007 me ndihmën e çmuar të USAID ne u bëmë vendi i parë në botë me sistemin elektronik të prokurimeve. Sa e vendosëm atë sistem nga 8 mijë sipërmarrës që merrnin pjesë në garë, pjesëmarrja u rrit në 56 mijë sipërmarrës dhe fondi i përgjithshëm i shpenzuar për prokurorime u ul me 25-30%. 

 

Kurse këta e kanë me 99.9%. Për të ua sqaruar qytetarëve, çfarë është kjo 99.9; shkon sekseri dhe i thotë unë këtë e ndërtoj me 60 lekë, jo jo thotë kjo nuk ndërtohet me 360 lekë, por me 100. Prandaj ti do të shkosh dhe të sjellës ofertën, por nga 60 tek 100 e kemi bashkë. Absolutisht në çdo tender këtë bëjnë. Ndaj dhe zhduken miliarda, miliarda dhe tek qytetarët nuk shkon asgjë. 

Kontrolli i Lartë i Shtetit vitin e kaluar me dokumente ka denoncuar se, qeveria kishte vjedhur dhe abuzuar me këtë mënyrë, me këto çmime 122 miliardë lekë. Fondi i përgjithshëm i pagave të shqiptarëve është gjithsej 97 miliardë lekë në vit, çfarë do të thotë që nëse nuk do të ishin vjedhur, ky fond mjaftonte pa asnjë lloj vështirësie të rriteshin rrogat me 130%. Familjet shqiptare të kishin një rrogë sot, 130% më të lartë. Ndaj dhe lutja ime, thirrja ime është të ndahemi nga kjo e keqe, nga kjo rrokullisje, sepse këta njerëz nuk kanë moral, shpirt dhe ndjenja për qytetarët", u shpreh Berisha.

Duke kërkuar votën e qytetarëve korçarë, Berisha tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për të shndërruar pasuritë e vendit në mirësi për qytetarët dhe jo në mallkim.

"U punua shumë, u ndërtuan HEC-et e Devollit, të Fanit, me dhjetëra e dhjetëra HEC-e të tjera. Sot HEC-et private prodhojnë 58% të energjisë që prodhohet në Shqipëri dhe kjo është një arritje historike për ne. Ato ujëra derdheshin në det, as për ujitje nuk përdoreshin, por tani shndërrohen në mirësi. A shndërrohen në mirësi këto për ju? Jo, jo. Pse, çfarë bëjnë këta? Digat ua shesin sekserëve të vetë me çmime qesharake. 

Kanë krijuar kompani seksere të blerjes së energjisë, i zbrazin digat dhe këta blerës, këta makutër, këtë energji që e blejnë me 30 euro, e shesin në bursë me 180-200-250 euro dhe të gjithë fitimin e ndajnë me qeveritar. Digat tona boshatisen, biznesit i 4-fishohet çmimi i energjisë, qytetarëve u rri mbi kokë 800 kilovatëshi, do ua vendos sot, do ua vendos nesër. 

Në një kohë kur viti 2022-2021, kanë qenë vitet më të mbara, Shqipëria ka prodhuar çdo vit 9 terravat energji elektrike, 2 miliardë kilovat orë më shumë seç konsumon. A duhet ne të ecim në këtë mënyrë? Unë u bëj thirrje të gjithë korçarëve, qytetarëve, këto zgjedhje janë për fatin tonë, që të shndërrojmë pasuritë tona në mirësi për qytetarët dhe jo në mallkim", tha ai. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tensionet në Veri, plagoset me sende të forta një zyrtar i policisë së Kosovës

Politikë

Tensionet në Veri, plagoset me sende të forta një zyrtar i policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka thënë se të mërkurën është lënduar një zyrtar policor në veri, si pasojë e sulmeve me mjete të forta. Sipas komunikatës, protestat e serbëve lokalë në komunat...

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 2 dhe 3 Qershor në Elbasan/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

Politikë

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 2 dhe 3 Qershor në Elbasan/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

Me qëllim promovimin e shëndetit të mirë, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, nën idenë e gjigandit austriak të financave dhe sigurimeve “UNIQA...

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

Lifestyle

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

  Beyonce dhe Jay Z janë kritikuar nga fansat e Tina Turner për referencën e abuzimit të yllit të ndjerë nga duart e bashkëshortit të saj Ike Turner, hit ky i viti...