Berisha nga Korça: Këto zgjedhje, më të rëndësishmet pas atyre të 22 marsit 1992!

Saturday, 11 Mars 2023 20:54
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi në Korçë këtë të shtunë kandidaten e opozitës për kryetare bashkie, Ledina Alolli.

Përpara mbështetësve të PD dhe qytetarëve korçarë, Berisha u shpreh se zgjedhjet e 14 majit janë më të rëndësishmet për vendin pas atyre të 22 marsit 1992. 

"Të dashur, qytetare dhe qytetarë të Korçës të pranishëm në këtë sallë! Korçare dhe korçarë kudo që jeni sot, në qytete ne fshatra, në Shqipëri në emigracion një përshëndetje vëllazërore për të gjithë ju. E dashur zonja kandidate për bashkinë Korçë, Ledina Aliolli, me shpresë dhe besimplotë se do të jesh qytetarja e parë e këtij qyteti të bekuar. 
 

Të dashur deputetë, i dashur zoti kryetar i PD-së, vëllezër e motra, zonja e zotërinj. Është një nder i madh, kënaqësi e veçantë ju falënderoj shumë për këtë pritje të zjarrtë. Kam ardhur sot tek ju me besimin e madh, mirëkuptimin tuaj, të mbarë korçarëve se vendi, kombi po kalon në disa momente të pashembullta në 32 vite. Në kohëra të papara ndonjëherë më parë dhe se vendi sot ka nevojë më shumë se kurrë për mençurinë tonë, për vendimin tonë të mençur.  

Sot ne shkojmë drejt fushatës së zgjedhjeve lokale dhe sot kam nder dhe kënaqësi të veçantë të paraqes para jush, kandidaten e PD-së për kryetare të Bashkisë Korçë, me bindjen se paraqes një zonjë të nderuar, fisnike, nënë, bashkëshorte, intelektuale që mishëron vetitë, dhuntitë më të mira të korçareve, zonjave, zonjushave, grave fisnike të këtij rrethi, qyteti. 

Kam bindjen se Ledina Aliolli, ka të gjithë dhembshurinë, përkushtimin, dashurinë për qytetarët e Korçës, sokaket, tregun, fermerët, për Korçën në tërësi dhe me besimin tuaj, ajo do të shkrijë të gjithë energjitë e saj për ta merituar atë besim. 

Por sot, unë përsëri theksoj se këto zgjedhje në bindjen time, në ndërgjegjen time, për nga rëndësia tejkalojnë të gjitha zgjedhjet që kemi bërë deri sot, pas atyre të 22 marsit 1992".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Politikë

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është takuar me akademikun e mirënjohur Apollon Baçe. ‘Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur...

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Politikë

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që...

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

Politikë

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

  Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiu, ka falenderuar mbështetësit dhe bashkëqytetarët për pritjen e zjarrtë që i rezervuan kryetarit të PD, Sali Berisha.  Ai shkruan...