Revista e madhe britanike: Mafia shqiptare kontrollon Europën, duhet shtypur koka e saj në Shqipëri

Tuesday, 14 Mars 2023 10:04

Analisti i revistës ‘Spectator’, Gavin Mortimer shkruan se zgjidhja është: të shtypet koka e mafias në Shqipëri 

 
 

“Amerika duhet të bëhet e ashpër kundër karteleve meksikane të drogës, deklaroi në fillim të këtij muaji, ish-Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, William Barr. Duke i krahasuar me ISIS-n, ai mbështeti një rezolutë të përbashkët nga dy senatorë republikanë, që i jep presidentit amerikan autoritet për të dërguar ushtrinë amerikane kundër karteleve në Meksikë.

 

Dështimi për të bërë këtë, paralajmëroi ai, do t’i lejonte kartelet të vazhdojnë të përmbysin SHBA-në me ‘drogat e tyre vdekjeprurëse në shkallë industriale’. Strategjia e Amerikës kundër drogës ishte e paefektshme, tha ai, ‘ajo e lë të paprekur zinxhirin e furnizimit të drogës... përparimi i vërtetë kërkon një sulm agresiv ndaj furnizimit me drogë në burimin e saj. Koka e gjarprit është në Meksikë’.

Europa duhet të zbatojë një qasje të ngjashme nëse dëshiron të zgjidhë krizën e emigrantëve. Marrëveshja e rënë dakord javën e kaluar mes Britanisë dhe Francës për të trajtuar krizën e anijeve të vogla në Kanal nuk do të ketë sukses më vete, sepse nuk e sulmon krizën në burimin e saj.

Rishi Sunak dhe Emmanuel Macron janë të vetëdijshëm për këtë. Në deklaratën e përbashkët të publikuar në përfundim të samitit të së premtes në Paris, kishte një zotim për të ‘forcuar shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin për një sërë kërcënimesh’, duke përfshirë këtu terrorizmin, trafikun e drogës dhe krimin e organizuar të lidhur me emigracionin.

Është e dukshme që ka pasur një ndryshim në retorikën e Sunak gjatë javëve të fundit. Qoftë gjatë seancës së pyetjeve, qoftë duke vizituar një qendër kontrolli në Dover apo duke folur në samitin anglo-francez në Paris, Sunak ka përsëritur se çelësi për të goditur krizën e emigrantëve është ‘thyerja e ciklit të bandave kriminale’.

Koka e gjarprit të trafikut të Europës është Shqipëria, rrjeti i fuqishëm mafioz i së cilës është përhapur në Perëndim prej dy dekadash. Vitin e kaluar, qeveria gjermane raportoi se kishte 40 banda shqiptare në vend, të cilat po pasuroheshin dhe po bëheshin më të dhunshme, ndërsa zgjeronin drogën dhe trafikun e njerëzve. Kjo prani përsëritet në Belgjikë, Spanjë, Greqi, Francë, Luksemburg dhe tani në Britani.

Pikat më të forta të mafies shqiptare janë, sipas policisë belge, ‘disiplina, besueshmëria dhe profesionalizmi i gangsterëve (dhe aftësia për t’u lidhur)... veçanërisht shpejt me organizatat e tjera kriminale’.

Një lidhje e tillë është me kartelet e drogës latino-amerikane, të cilat furnizojnë shqiptarët me kokainën që futet kontrabandë në Europë,” shkruan gazetari.

“William Barr tregoi se si kartelet meksikane përdorin taktikat e ryshfetit dhe terrorit për të ngulitur veten. Ky ka qenë edhe modus operandi i mafies shqiptare. Në vitin 2016, Europol, agjencia e BE-së për bashkëpunimin në fushën e zbatimit të ligjit, raportoi se 90 përqind e emigrantëve që arrinin në BE, përdornin një rrjet kontrabande, duke gjeneruar nga 5 deri në 6 miliardë dollarë për bandat kriminale. Duke punuar me mafian italiane, shqiptarët, sipas një instituti francez, kanë korruptuar mijëra nëpunës civilë, të cilët për këtë arsye mbyllin sytë ndaj cilësisë së letrave false apo edhe ndihmojnë në nxjerrjen e tyre”,thekson revista e njohur.

Modifikuar më Tuesday, 14 Mars 2023 10:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...