Mesazhi i Berishës: Gëzuar Ditën e Verës! Ditën e ndërrimit dhe shpresës!

Tuesday, 14 Mars 2023 10:07

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi një mesazh urimi me rastin e Ditës së Verës.

“Të dashur miq, sot qytetarët e Elbasanit dhe mbarë shqiptarët festojnë Ditën e Verës si të kremten e tyre më të lashtë dhe më popullore.Këtë ditë njerëzit festojnë ndërrimin e motit, daljen nga dimri në pranvere, çeljen e luleve e lulëzimin e natyrës. Dita e Verës është pra ditë e mirësive të pranverës e ndryshimit dhe shpresës për kohë më të mira.

Dita e Verës këtë vit më shumë se për çdo gjë frymëzon ndryshimin për mire me 14 maj.

Gëzuar dhe njëherë qytetarëve të Elbasanit kryeqytetit të hirushes së festave tona dhe mbarë Shqipërisë, Ditën e Verës!” shkruan Berisha.

Më herët, ai postoi një tjetër njoftim, me një foto në krah të bashkëshortes, Liri Berishës.

“Gëzuar nga zemra ditën e verës miq! - festën e ndërrimit, çeljes së luleve, bukurisë së natyrës dhe së bashku me të, edhe njeriut.

Le të urojmë një ndryshim të mirë për të gjithë shqiptarët!

Me këtë rast, ju ftoj të më ndiqni në orën 11.00 në Panairin e Ditës së Verës në Elbasan,” shkroi Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...