Të pathënat e një gjyqi/ Gledis Nano në një përballje tjetër me Ramën

Saturday, 18 Mars 2023 09:57

Do të ishte naive po qe se Gledis Nano do të pretendonte rikthimin në detyrë. Por nuk besojmë se është ky objektivi i tij. Ai vetëm sa kërkon të zhbëjë juridikisht vendimin e beftë të qeverisë për ta shkarkuar. Pikërisht cilësimi si “shkarkim nga detyra” në vendim është pjesa që atij i prish punë. Rrëzimi i si i paligjshëm i këtij vendimi të qeverisë do t’i hapë rrugë më pas edhe ngritjes së pretendimeve të tjera nga Nano, pse jo për dëmshpërblim financiar.

Gjyqtari i çështjes, tregon burimi për Lapsi.al, ka administruar pothuajse një pjesë të madhe të dokumentacionit që i duhet për këtë proces. Jo vetëm vendimin e shkarkimit, i cili është i aksesueshëm publikisht, por edhe relacionin shoqërues të përgatitur enkas për të kopsitur ligjërisht shkarkimin e Gledis Nanos. Burimi ynë shton më tej se janë zhvilluar dhe seancat e para të procesit fundi i të cilit nuk dihet si do të rrjedhë.
 

Qoftë edhe formalisht për vijimin e karrierës së tij, mbase jo më kurrë në Policinë e Shtetit, por në një drejtim tjetër, një vendim qeverie me “shkarkim nga detyra” duket se nuk e ndihmon Gledis Nanon për t’u rikthyer ndonjëherë në strukturat shtetërore. Për këtë ai ka nisur në gjykatë një betejë me Edi Ramën ndërkohë që vijon edhe studimet master në Fakultetin e Drejtësisë në një program të posaçëm të mbështetur nga OSBE

Shkarkimi i Gledis Nanos erdhi asokohe pasi ai kishte refuzuar largimin e negociuar me dorëheqje nga Policia e Shtetit. I orientuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila e kishte mbështetur vijimësisht Gledis Nanon, ai bëri rezistencë përballë Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm. Rama pranoi më vonë se ia kishte kërkuar dorëheqjen Nanos, por sipas tij ai ia drodhi fjalën.

Më pas erdhi shkarkimi që la pas shumë pikëpyetje dhe enigma. Gjerësisht u përhap narrativa se Gledis Nano u shkarkua sepse ishte një drejtor i Policisë së Shtetit që pëshpëriste më shumë se ç’duhej në veshët e ambasadave dhe kjo i prishte punë regjimit të Tiranës. Pikërisht për këtë arsye ai u shkarkua dhe do të mbahet mend si drejtori më jetëshkurtër në krye të Polcisë së Shtetit. Drejtori më jetëshkurtër dhe pa ndonjë shkëlqim të madh në detyrë, si në fakt të gjithë drejtorët e tjerë që Rama ka çuar në Policinë e Shtetit përgjatë këtyre 10 viteve./LAPSI

Login to post comments

Lajmet e fundit

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Politikë

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është takuar me akademikun e mirënjohur Apollon Baçe. ‘Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur...

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Politikë

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që...

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

Politikë

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

  Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiu, ka falenderuar mbështetësit dhe bashkëqytetarët për pritjen e zjarrtë që i rezervuan kryetarit të PD, Sali Berisha.  Ai shkruan...