Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama po qëndron në pushtet falë Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, të cilët ai i konsideroi pengje të tij.
Përmes një deklarate për mediat jashtë godinës së Kuvendit, Berisha tha se Rama ka nisur t’ju japë tendera njerëzve të Alibeajt, në mënyrë që të nxjerrin kandidatë në zgjedhjet e 14 majit, përballë kandidatëve të “Primareve”.
“Është vetëm një urdhër ka, është Edi Rama. Rama është njeriu despot që nuk njeh asnjë ligj, asnjë rregull, kontrollon administratën dhe drejtësinë. SPAK merret me Ahmetajn që e meriton 100 % por nuk thërret Engjëll Agaçin, Edi Ramën dhe Erion Velinë.
Grupimi i Edi Ramës, jo i Alibeajt. Edi Rama po mbahet si i mbyturi me 2 pengje Bravën-Alibashën. Nuk ka shqiptar që të mos e ketë kuptuar që këta të dy janë pengje të Ramës. Nuk ka shqiptar që pranon njerëz të tillë që i ka dhuruar Rama vulën dhe bëjnë dakordësi me të. Këtu ka dy persona, Basha-Brava që janë pengje të Ramës.
A nuk u tha këtu që do të kandidoni si çeço? Sepse shumë prej tyre thanë që të mbështesim kandidatët e “Primareve”, por i dhanë tendera tani. Ai Kapllan Pallati, ai vetëm nga tenderat në Tiranë ka marrë 30 milion euro. Po i peshon në tendera. Ka një diskreditim të plotë të Ramës dhe pengjeve të tij. Afera “McGonigal po avancon”, u shpreh Berisha