Nga fjala e Kryetarit të PD, Sali Berisha, në Kuvend, sot për aferën e inceneratorëve.
“Edi Rama është përgjegjësi numër një. Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçi firmosën për prokurorimin me negociata të mbyllura.
Edi Rama është përgjegjësi numër një sepse kompanisë Integrated Energy, i dha bonusin 8 pikë në një kohë kur ajo nuk ekzistonte mbi sipërfaqen e tokës, në një kohë kur një ministre (nuk është këtu ajo zonja) e parlamentit, i shkruante se kjo kompani nuk ekziston dhe megjithëkëtë shkresë, Edi Rama, në dhjetor të vitit 2016 firmos për kompaninë, bonusin 8-pikësh, një kompanie fantazëm që nuk ekzistonte dhe kjo kompani u krijua vetëm në gusht të vitit 2017.
Edi Rama është koka e krimit, është koka e organizatës kriminale, sepse edhe në Ecoparkun e Porto Romanos, Edi Rama e njoftoi si një novitet në një kohë kur sekserët e Ramës, sekserët e Ramës, kishin krijuar kompaninë për Ecoparkun e Porto Romanos, 6 muaj para se Edi Rama ta shpallte publikisht se i kishte lindur ideja për një ekopark.
Edi Rama është i lidhur këmbë e krye edhe në këtë rast see thjeshtra, thjeshtra e Edi Ramës në koapaninë Iri ishte përfituese e projektit të Ecoparkut sikundër thjeshtra me kompaninë IRI është fituese e tenderit, bashkë me një Ferndanez, e tenderit prej 30 milionë euro të rindërtimit të muzeut.
Por ti, mor ministër drejtësie, çfarë bën që firmos çdo firmë të tij?!
E kupton apo jo? Ka pasur para teje ministra që nuk i firmosën. Ti dhe kur nuk firmos vjen u bën avokatinë këtu. Shko dhe arresto Lefterin atje, për t’i bërë qejfin Belindës. Ti e arrestove, e arrestove Lefterin për t’i bërë qejfin Belindës, se Belinda është bërë kryeministër tani.
Po s’të shkojnë këto intriga, intrigant! Kjo është e vërteta!”