"Prandaj tallet Edi Rama me ne, prandaj Edi Rama na quan “kazan”, prandaj Edi Rama e kap Blendi Fevziun për veshi në studio atje, si me qenë fëmijë i klasës së parë, prandaj Edi Rama e Fatos Nano, iksi e ypsiloni i thotë X moderatorit “hë more, qen bir qeni”
"A e dini ju që ky portali “Prapaskena” ka shantazhuar ndër të tjera dy femra dhe është i lidhur me skandalin e FBI, me atë rastin McGonigal?! A e dini ju që ka publikuar fotografitë e dy femrave?!"
Blerja e medieve nga qeveria dhe e kundërta, shantazhi i gazetarëve ndaj pushtetit, qeverisë, biznesit për të zhvatur përfitime personale financiare, dëshmuar nga rasti më i freskët i gazetarit të Report TV, Adriatik Doçit, kapur në audiopërgjime, ka qënë në fokusin e emisionit Kafe Shqeto në SYRI TV sot, që ka ftuar dy analistë për të dhënë mendimin e tyre: Milaim Zekën dhe Sonila Meçon.
Në disa raste, midis tyre pati edhe një përplasje mendimesh, siç mund ta ndiqni në vijim, për t’u bashkuar në një pikë: Kur s’ka drejtësi.... Ndiqni intervistën e moderatorëve Flavio Qarri dhe Ola Bregu me analistin nga Kosova, z. Milaim Zeka:
Kafe Shqeto: Z. Zeka, si ndihemi kur dëgjoni këto lajme për shantazhet e medias?
Milaim Zeka: Për mua nuk përbën aspak lajm, në mënyrë absolute. Kam 7-8 vite minimumi, që kam folur dhe kam publikuar unë, përgjime që i kam bërë ndaj kolegëve të mi që kanë vënë gjoba ndaj biznesmenëve shumë të fuqishëm në Kosovë, kompanive të derivateve, kompanive të ndryshme ushqimore dhe unë dhe Sonila i njohim me emra dhe mbiemra si në Shqipëri si në Kosovë. Emisione të ndryshme gjoja “investi-ga-ti-ve” në televizione shumë të fuqishme që në fakt janë emisione gjobëvënëse, s’kanë fare të bëjnë me hulumtimet e gazetarëve. Dimë televizione super të fuqishme dhe emisione super të fuqishme që bëjnë skena teatrale për klikime dhe për shikueshmëri, që faktikisht paguhen, paguhen nga mysafirët që gjoja i ftojnë nëpër studio dhe unë kam thënë diçka: që krejt piramida e këtyre gjobëvënieve përfundon tek policë/hetues dhe tek prokurorë. Ajo që tha Sonila me të drejtë, që kur ti në një shtet nuk ke drejtësi, kur në një shtet gazetari mafioz bashkëpunon me prokurorët, me policë/hetues, vaj halli se ku po jetojnë fëmijët tanë dhe vaj halli ne – disa, që jemi të paktë dhe e ushtrojmë në mënyrë të ndershme këtë profesion, mjerë ne se ku jetojmë!
Asnjë televizion, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, nuk është marrë atëherë me skandalin e madh të listave të pagave që dolën publike.
Kur u pa për shembull që vetëm në Spitalin Amerikan ishin gjoja disa gazetarë, moderatorë të emisioneve, gazetarë shumë të fuqishëm, që merrnin paga mujore gjoja si drejtorë të marketingut deri në 16 mijë euro në muaj dhe pastaj këta defilojnë nëpër studio dhe këta duan të ushtrojnë atë profesionin e shenjtë të gazetarit, të opinionistit, të analistit. Ky është vetëm një shembull në mesin e qindra shembujve të shëmtuar të këtyre idiotëve të quajtur gazetarë që pastaj neve na vjen turp t’i themi dikujt se kemi mbaruar një shkollë, se ushtrojmë një profesion në mënyrë të ndershme, të gazetarisë.
Kafe Shqeto: Pati një fund të tillë akoma më absurd dhe emisioni “Top Story”, ku vetë televizioni e akuzoi për gjobëvënie dhe pastaj emisioni, akuzoi televizionin për gjobëvënie.
Milaim Zeka: Po nuk ndodh kurrgjë në Shqipëri, nuk ndodh! Prandaj tallet Edi Rama me ne, prandaj Edi Rama na quan “kazan”, prandaj Edi Rama e kap Blendi Fevziun për veshi në studio atje, si me qenë fëmijë i klasës së parë, prandaj Edi Rama e Fatos Nano, iksi e ypsiloni i thotë X moderatorit “hë more, qen bir qeni”. E kam dëgjuar vetë në tavolinë duke i thënë “ e di unë kush je”, “e di nga i merr lekët”; kjo “Prapaskena”, për informacionin tuaj.
Sonila Meço: Epo pse nuk vepron drejtësia, Milaim, pse nuk vepron kur e di Kryeministri?
Milaim Zeka: Se s’ka! Shumë drejt e ke. Po të kishte drejtësi, sigurisht që këta gazetarë do të ishin në burg.
Sonila Meço: Jo vetëm aq, por ky “mirëkuptim”, se po e them me shumë delikatesë, midis Kryeministrit që i di këto gjëra dhe gazetarëve që vazhdojnë t’i bëjnë…
Milaim Zeka: Ti je më e kujdesshme, Sonila.
Sonila Meço: Jam e kujdesshme se jam mes kolegësh, Milaim. E di pse jam e kujdesshme unë?! Se me atë që ndodh, e ka shumë të lehtë opinioni publik të thotë “edhe ti Sonila, në emisionin tënd, me siguri vendos gjobat e tua”. Prandaj jam e kujdesshme dhe dua të them që ata gazetarë, që vënë gjoba sot, shikoji pak si janë në qëndrimet tyre publike, janë pro qeverisë, apo kundra qeverisë?!
Kafe Shqeto: Te kjo pikë ka një kuriozitet të vogël, në fakt, pse i shërbejnë pikërisht Ramës?! Pse vetëm Ramës? S’kanë lekë këta të tjerët?!
Milaim Zeka: Flavio, a të jap një lajm që mund ta verifikoni ju dhe Sonila, sepse unë i kam mundësitë pak më të vogla? A e dini ju që ky portali “Prapaskena” ka shantazhuar ndër të tjera dy femra dhe është i lidhur me skandalin e FBI, me atë rastin McGonigal?! A e dini ju që ka publikuar fotografitë e dy femrave dhe i ka mbajtur vetëm disa minuta? Unë kam arritur t’i marr?
Sonila Meço: Mos doli “Prapaskena” që kërkoi një ndjesë që kemi shkaktuar probleme?!
Milaim Zeka: Bravo! A e di pse kërkoi ndjesë?! Sepse fillimisht kërkuan gjoba! Gjoba! Dhe tani a janë paguar gjoba apo vërtet kanë kërkuar ndjesë, është pikëpyetje shumë e madhe. Por kam moderator shumë të njohur në një televizion, shumë të njohur kombëtar, në një emision shumë- shumë të shikuar , që ka tentuar përmes parave do të thotë, me ftu në emision edhe të madhen Shpresa Gashi, këngëtaren tonë të madhe, nga artistët më të mëdha. Do të thotë ju vënë gjoba... Edhe njëherë po them, në të gjithë botën televizionet janë të ndara. P.sh. dihet CNN dhe mbështetësit e linjës politike…
Kafe Shqeto: Po kanë një linjë editoriale, bindjet, s’kanë lidhje me shërbimin.
Milaim Zeka: Ekzakt! Ekzakt!
Kafe Shqeto: Po 99% këtu i shërbejnë Ramës. Pse Ramës?
Milaim Zeka: Po të kishte qenë se vetëm Ramës! Po ke dhe Ilir Metën e të tjerë, të lutem! Të kishte qenë vetëm Rama! Po ne e dimë që Ilir Meta e iksi e ypsiloni telefonojnë në studio e thotë “në rast se filan analist, jo se gazetar, jo se moderator është në studio, unë nuk vij fare”! Ore, të gjithë janë njësoj. Se po të kishin pas me u kap ne gazetarët, do të ishte mrekulli. Po Kryeministri është njeri nga... Njeri nga...
Sonila Meço: Milaim, ke shumë të drejtë ti që e gjithë politika e të gjithë njëlloj janë po, vetëm se ka ndryshim në atë të gjithë njëlloj janë. Ka një ndryshim të vogël. Dakord jam unë, njëlloj, politika në këtë vend për sa kohë që drejtësia është kjo që është dhe do të flas për të tanishmen, se unë për të shkuarën unë nuk mbaj dot përgjegjësi, unë llogari do t’i kërkoj atij që është tani në pushtet dhe kur them në pushtet, i referohem dhe atij gjyqësori që ka pushtetin tani në dorë dhe që del nga Reforma në Drejtësi, që duhet të ishte për të vënë drejtësi, por ka një ndryshim tek ajo të gjithë janë njëlloj.
Sot pushtetin absolut për të qeverisur edhe me VKM, sot pushtetin absolut për të pasur edhe ndikimin po absolut, edhe mbi drejtësi, e ka njëri dhe vetëm njeri vektor. Në qoftë se ky vektori e toleron, ai e dika shumë mirë që edhe kundërshtari politik bëka korrupsion të këtij lloji, gjobvënie etj. etj. problemin e ka ai që e ka pushtetin. Ai që e ka, kështu që kur themi se “të gjithë janë njëlloj”… Edhe në prirjen tonë natyrale, të gjithë tentohemi, por rregullohemi në këtë marrëdhënie, rregullohemi, prandaj ekziston shteti, ekziston drejtësia, prandaj ekzistojnë rregullat e shkruara dhe të pashkruara, ekziston Kushtetuta. Se me këtë logjikë mund të themi të gjithë jemi të tentueshëm, të gjithë jemi të joshshëm dhe kjo automatikisht i vendos një alibi. Sot është për të thënë troç: në shtetin ku drejtohet me vendime të Këshillit të Ministrave, ku ty të konfiskohet prona private, të konfiskohet e drejta jote, ty të konfiskohet edhe identiteti yt me vendim të Këshillit të Ministrave, të thuash “të gjithë janë njëlloj” Milaim është alibi...
Milaim Zeka: Sonila, po e përmirësoj veten, ke të drejtë. Mendova të gjithë njëlloj tek Rama dhe Iliri; p.sh. me dorën në zemër, unë kam qenë kritik racional i Berishës dhe fakti që unë dal tek SYRI TV do të thotë që ai nuk ka kontroll në kuptimin që “merre këtë - mos e merr atë” si analist. Po, fola për Ilir Metën konkretisht, kërkoj falje, ke shumë të drejtë dhe për ”Erdoganin” - “Erdoganin e Shqipërisë” që quhet Edi Rama. Edi Rama ka kontroll absolut dhe mbi bazën e disa informacioneve që ai ka për disa gazetarë të fuqishëm, pastaj edhe i shantazhon. Edhe i shantazhon dhe kjo është e dhimbshme.