Konfiskimi i pronave të McGonigal/ Berisha kërkon komisionin hetimor: Rama i inkriminuar deri në fyt

E Enjte, 30 Mars 2023 13:50

Berisha tha se kjo e bën emergjente ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Sipas tij, Rama është i inkriminuar deri në fyt.

 
 
 

“Tek po lexoj këtë fjalë para jush, më vijnë lajme se gjykata në Nju Jork ka bërë zbulime tronditëse për veprimtarinë e McGonigal, lidhjet e tij me Edi Ramën.

 

Është vendosur që gjykata të konfiskojë të gjitha pasuritë e McGonigal kudo që ndodhen.

Themi se është jetike komisioni hetimor parlamentar për të zbuluar pasuritë e McGonigal në Shqipëri, të cilat i vendosi me Ramën, Duçkën dhe Nezën.

Afera McGonigal do e ndjekë Ramën deri në ditën e fundit të ekzistencës së tij.

McGonigal ishte një tradhtar i vendit të tij. Në këtë kontekst, një hije e zezë bie mbi të gjithë ju, jo se ju keni afera personale me McGonigal, por se njeriu që ju mbështesni është korruptori dhe skllavi i tij.

Drejtësia amerikane çdo ditë po gjen dhe zbulon fakte të reja. Ne këto do ngremë komision hetimor parlamentar për të zbuluar fakte të reja, me të cilat Edi Rama del fund e krye i inkriminuar.

A mund të imagjinoni ju që Duçka, këshilltari privat i Ramës, të vërë gjoba, të denoncohet dhe të mos lëvizë drejtësia e kontrolluar shqiptare as edhe një gjë më të vogël.

Jeni të zhytur në shkallën më të thellë në këtë aferë.

Ndaj është emergjente ngritja e komisionit për të hetuar aferën Rama-McGonigal,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...