Gjykata amerikane fundos McGonigal/ Rëndohen akuzat, Juria e Madhe kërkon konfiskimin e pronave

E Enjte, 30 Mars 2023 13:52

Juria e Madhe në Gjykatën e Distriktit Jugor të New Yorkut ka rënduar pozitat e Charles Mcgonigal në gjyqin për cështjen ruse. Edhe pse Gjykata vendosi ta mbyllë gjyqin për publikun, MCN ka mundur të sigurojë akuzat e reja ndaj ish-agjentit të FBI-së, të cilët jo vetëm që rëndojnë ndjeshëm pozitat e tij, por zbulojnë fakte të reja edhe për shqiptaro-amerikanin Agron Neza.

 
 
 

Sipas dokumentave, Juria e Madhe në Gjykatën e New Yorkut ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, sendeve personale dhe llogarive bankare të Charls McGonigal, të cilat rrjedhin nga pagesat që ai ka marrë nga oligarku rus Deripaska. Juria ka vendosur gjithashtu, në rast se pronat janë tjetërsuar, të kërkojë konfiskimin në masë të barabartë në prona apo sende të tjera të McGonigal.

Ky vendim i Jurisë së Madhe ka ardhur pas zbulimit të fakteve të reja për lidhjen e McGonigal me Deripaskën. Sipas akuzës, ish-zyrtari i lartë i FBI ishte i vetëdijshëm se po shkelte ligjin duke punuar për Deripaskën, ndaj është munduar të fshehë pagesat.

 

Juria e Madhe thotë se fillimisht, McGonigal dhe Shestakov përdorën një kompani nga New Jersey për të transferuar paratë e Deripaskës. Akuza nuk e përmend emrin e pronarit të kompanisë, duke e quajtur atë vetëm “miku”. Por tashmë ky nuk është më sekret, pasi është zbuluar se personi në fjalë është Agron Neza.

Sipas akuzës, McGonigal dhe Shestakov fillimisht falsifikuan firmën e Nezës dhe i transferuan paratë përmes kompanisë së tij, pa dijeninë e shqiptaro-amerikanit. Kur Neza u vu në dijeni të këtyre transaksioneve ai e pyeti McGonigal se pse një bankë ruse ishte duke transferuar para në llogarinë e tij? McGonigal iu përgjigj se bëhej fjalë për pagesa të ligjshme që buronin nga një punë që ai po bënte për një djalë të pasur rus.

Neza pranoi dhe vendosi t'i transferojë fondet nga kompania e tij në llogarinë personale të McGonigal. Sipas akuzës, bëhet fjalë për një pagesë prej 51 mijë dollarësh të kryer në 13 gusht të vitit 2021 dhe 4 pagesa të tjera mujore nga 41 mijë e 790 dollarë të kryera gjatë periudhës 18 gusht-18 nëntor 2021.

Këto para u paguan nga një bankë ruse tek një kompani në Qipro. Më pas kompania qipriote i transferoi tek kompania e Nezës në New Jersey dhe ky i fundit ia kaloi McGonigal.

Gjykata thotë se Neza i kishte lejuar pjesmarrjen në biznes McGonigal gjatë kohës që ky i fundit shërbente ende në FBI. Më tej akoma, Neza i kishte siguruar McGonigalit një email të kompanisë si dhe një telefon me emër fals, të cilat McGonigal i përdorte për të fshehur punën që bënte për kompaninë e Nezës gjatë kohës që ishte në FBI.

Akuzat e reja të Jurisë së madhe rëndojnë ndjeshëm pozitat e McGonigal, i cili tani akuzohet për komplot ndaj Aktit të Fuqive Ekonomike për Emergjencat Ndërkombëtare, pastrim parash dhe deklarim të rremë. Për këto arsye Juria e Madhe ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, llogarive dhe sendeve personale që burojnë nga transfertat e fshehta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...