Berisha ka denoncuar nga Dibra ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, të cilën e ka cilësuar si një “babëzi”, ndërsa shtoi se nëse do kishte emër tjetër, do quhej “Babëzi-Balluku”.

Ai vijoi duke thënë se Balluku ulet në tryezë dhe porosit biftekë nga 1000 euro, ndërsa udhëton jashtë shtetit me 22 milionë euro me vete.

 

“Udhëton me avion me dhomë gjumi, shpenzon sikur të jetë i biri i sulltanit të Arabisë Saudite. Ajo ministrja që vjen këtu është një babëzi, po të kishte emër tjetër do e kishte Babëzi Balluku.

E dini që ajo ulet në tryezë dhe porosit biftekun sa një ka, 1000 euro. Po njeriu ka një sens, dhe ka ndjeshmëri ndaj atij që qeveris. Niset jashtë shtetit me thesar, 22 milionë euro. Ku i çon këtu euro në udhëtim?!” deklaroi Berisha.