“Rama, xhelat sa i ati”, Berisha: Shkodra, bastion i pamposhtur i vlerave të lirisë!

Diel, 02 Prill 2023 17:00
Mesditën e sotme demokratët moren pjesë në një ceremoni përkujtimore në nder të 4 martirëve të demokracisë së Shkodrës, të cilët humbën jetën në demonstratën e 2 prillit të 1991. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh optimist nga Shkodra se zgjedhjet e 14 majit do të jenë triumf i lirisë ndërsa nuk kurseu as akuzat për Edi Ramën për të cilin tha se është “xhelat njësoj si i ati, Kristaq Rama”.

“Të gjitha të drejtat janë në duart e një njeriu, i cili kontrollon çdo pushtet, vendos për çdo gjë dhe dhunon me makinerinë e narko-shtetit çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë. Edi Rama është po aq xhelat ndaj lirive të shqiptarëve saç ishte babai i tij që firmoste në 10 gusht varjen e poetit Avzi Nela.  Ai sot me makineritë e tij vjedh shqiptarët, me pasigurinë e tij. Ky monizëm sot bazohet në shkelmimin, rrëmbimin, në vjedhjen e votës për të cilën ranë për t’u bërë të pavdekshëm martirët e 2 prillit. 

Ne nderojmë martirët e 2 prillit në prag të 14 majit, të zgjedhjeve lokale, njësoj si zgjedhjet e 22 marsit. Këto zgjedhje janë zgjedhjet e jetës sonë, në të cilat përballen monizmi i egër i bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën, me idealet e lirisë shqiptare, me vullnetin e tyre të hekurt për të vendosur pluralizmin. 

Shkodra mbeti gjithnjë besnike e idealeve të veta të lirisë, bastion i pamposhtur i vlerave të saj. Kam bindjen më të madhe se 14 maji do të jetë përsëri triumfi i idealeve të lirisë, të qytetarëve shkodranë. Ftoj shqiptarët kudo që janë të frymëzohen nga sakrifica sublime e martirëve të 2 prillit.”, tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...