Ballkani i hapur, fati i Shqipërisë si ai i Ukrainës?

Tuesday, 04 Prill 2023 11:37

 

Në konferencën për shtyp, menjëherë pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve sa i përket çështjes së ‘Ballkanit të Hapur’ kryeministri Edi Rama, ka thënë se marrëveshjet mes Shqipërisë e Serbisë nuk kanë kthim prapa.

Sakaq Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina qëndruan skeptike rreth kësaj nisme.


Dritan Shehu, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto” në Syri Televizion ku ka komentuar nënshkrimin e pesë marrëveshjeve sa i takon çështjes së 'Ballkanit të Hapur'.

Shehu u shpreh se ekonomikisht kjo marrëveshje shkakton një dëm të madh për vendin tonë pasi Serbia i ka subvencionet e larta, ndërsa në Shqipëria pothuajse nuk ka fare.

Pjesë nga deklarata e tij:

Flavio: Tek komisioni i prodhimtarisë, a është kjo një strategji e duhur?

Dritan Shehu: "Shiko, çështja e ‘Ballkanit të Hapur’ politikisht qëndron, por ekonomikisht është një dëm për Shqipërinë sepse heqja e tarifave doganore, pa kompensuar dëmin ekonomik padyshim që krijon një problem të madh dhe ka filluar tashmë të ndihen efektet e mëdha shkatërruese mbi fermerët shqiptarë, apo bujqit shqiptarë sepse Serbia ka kompensimin, sebvencionet për bujqësinë shumë herë më të larta se Shqipëria që pothuajse nuk ka fare.

Maqedonia po kështu. Pra ne futemi në një treg të pabarabartë që shkatërron prodhimin vendas, prandaj edhe procesi i Berlinit ka miliarda euro pikërisht për të kompensuar dëmin nga heqja e tarifave doganore që krijohet në vende të cilat nuk kanë subvencione apo kosto që mund të ketë Serbia, qoftë në prodhimet bujqësore, qoftë në prodhimet blegtorale, apo artizanatit të vogël.

Padyshim që dëmton dhe godet rëndë ekonominë shqiptare, duke shkatërruar prodhimin, duke krijuar papunësi dhe duke shtuar varfërinë.

Pra, në këtë mënyrë realizohet ajo që është një nga elementet kryesorë të qëllimit të ‘Ballkanit të hapur’ ekonomia serbe në rajon".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...