Përfaqësuesi i BB në Shqipëri ia thotë në sy Ramës: Largimi i të rinjve problem shqetësues!

Tuesday, 04 Prill 2023 11:39


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë të përbashkët me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas.

 

Gjatë fjalës së tej Salinas tha se është shqetësues largimi masiv i të rinjve dhe se do të angazhohet për të punuar në këtë drejtim për të krijuar mundësi më të mira punësimi për qytetarët shqiptarë.

 

“Jemi zotuar për më shumë vende punë sidomos për rininë. Ne e vendosim theksin tek më e mira dhe kjo është sfida jonë. Gjithashtu me rëndësi është edhe kapitali njerëzor. Jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria, por bashkë mendojmë se mund të krijojmë përmirësime të mbrojtjes sociale, shëndetësinë apo edhe për rindërtimin e spitaleve. Shtylla e tretë e strategjisë sonë përqendrohet tek rezistenca, siç e dimë jemi përballur me shumë kriza dhe ne duan të punojmë për të rritur rezistencën për t’u përballur me krizat e ardhshme”, tha ai, duke shtuar:” Çështja e emigracionit është komplekse, po pagat janë një pjesë e rëndësishme. Po kështu kur flasim me njerëzit sidomos të rinjtë, nuk është vetëm çështja e pagave, por çështja për të pasur jo vetëm një punë të mirë , por edhe një punë për të krijuar perspektive. Sa për emigracionin duhet të mundësojmë sektorin privat për të qenë më aktiv në vend. Ka më shumë potencial për të sjellë në vend investime e mundësi.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama u shpreh: Kemi arritur rezultate domethënëse në të gjithë procesin e ngritjes së bazës për të rritur pagat. Po në Itali përse ikin njerëzit? Sepse ka korrupsion apo krime? Jo. Ikin sepse kjo është koha që po jetojmë. Njerëzit shkojë se në këtë kohë që jetojmë e bën të mundur që aspiratat më të larta të ndiqen duke shkuar në vendin ku janë të ardhura më të larta. Nuk ka asnjë forcë që të përmbysë këto lloj trendë të kësaj kohë. Mund të punojnë hap pas hapi dhe rritja e pagave që po bëjmë do të ndihmojë, por nuk do të frenojë këto trende. Askush nuk flet për ata që kthehen. Në vitin 2022 kemi pasur një numër të lartë të atyre që kthehen. Sigurisht nuk krahasohet me ikjen, por duhet të ulemi kokën të punojmë.

Modifikuar më E mërkurë, 05 Prill 2023 10:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...