Kryemadhi: Ahmetaj do arrestohet, për Ramën do vijë letër-porosi

Tuesday, 04 Prill 2023 12:49


Deputetja e PL, Monika Kryemadhi është akuzuar nga PS për marrje të parave ruse, duke i kërkuar drejtësisë të nis hetimet. Në emisionin “Opinion”. Kryemadhi mohoi marrjen e parave ruse, teksa dha një paralajmërim lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe për ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajn.

Deputetja tha shumë shpejt për Ramën do të vij një letër-porosi që lidhet me hetimet për çështjen “McGonigal”. Për këtë arsye sipas saj, ai ka fabrikuar çështjen e parave ruse.

Më tej, Kryemadhi shprehu bindjen se Ahmetaj do të arrestohet në mënyrë Rama të mbyllë çështjen e inceneratorëve dhe kështu, sipas saj, ai vetë i shpëton drejtësisë.

“Kam frikë se shumë shpejt do të trokasë një letërporosi për z.Rama. Dhe gjithmonë sa herë z.Rama i vjen diçka për t’i rrezikuar çështjet e problematikave të marrëdhënieve të tij me partnerët strategjikë që cënojnë sigurinë jo vetëm kombëtare por dhe rajonale, z.Rama gjithmonë nxjerr nga këto fatura siç ishte rasti në Shtator që ka qenë thirrja për McGonigal ku z.Rama përmendej me emër dhe mbiemër si Kryeministër shqiptar, korruptimin e një agjenti të lartë siç ishte FBI, dolën faturat që Monika Kryemadhi kishte 285 mijë Euro operacione plastike”, tha deputetja e PL.

Për ish numrin dy të qeverisë Arben Ahmetaj, tha se “mund të jetë viktima e radhës gjasme me akuzën e inceneratorëve për të mbuluar aferën e McGonigal të z.Rama”.

Modifikuar më E mërkurë, 05 Prill 2023 10:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...