‘Thjeshtra dhe baxhanaku i Ramës mbi 100 tendera’/ Berisha: S’mund të pranojmë këtë trajtim nga ai dhe ministrja që ha biftekë 1000 euro

E mërkurë, 05 Prill 2023 22:10

Kryedemokrati deklaroi se baxhanaku i kryeministrit Rama, dhe thjeshtra e tij kanë marrë nga qeveria dhjetëra tendera, ndërsa përmendi Olsi Rama, vëllanë e kreut të qeverisë si i përfshirë në skema mashtruese me Amant Josifin.

 

Ai tha se ky trajtim nuk mund të pranohet nga ‘ata që darkojnë me 10 mijë euro’, duke iu referuar kryeministrit dhe nga ministrja që ha biftekë nga 1000 euro, duke iu referuar Belinda Ballukut.

‘Ai që shëtit gjithë botën me avion personal me dhomë gjumi ka premtuar rrogën e 13-të me ju, por sot merrni vetëm 11 roga në vit. Kjo është e vërteta. I dëgjoni ata deputetë në parlament? Sikur nuk keni halle dhe sikur keni gjithë cilësitë e tyre. Në rast se qytetarët do e dinin si u vidhen pasuritë, këtë qeveri nuk do e pranon as 24 orë. Tani vjedhin haptazi, nuk kanë asnjë kufi. Ndërtojnë kilometrin e rrugëve, anësoren në Lekaj-Fier me 7.2  milionë euro. Autostrada Shkëmbi i Kavajës-Rrogozhinë ka kushtuar 1,3 milionë euro. Tani pas 8 vitesh thotë do rrisim rrogat, shqiptarët e dinë se kush është ai.

 

Po lexoja sot se thoshte se ata që duan të operohen brenda 2 ditëve duhet të paguajnë. Shkatërrimi përfundimtar i kujdesit shëndetësor. Ai që ka nevojë për t’u operuar duhet të presë në radhë sa të operohen ata që kanë mundësi dhe ai të vdesë.  A ka akt më çnjerëzor?

Çfarë thoshte ky kur erdhi në pushtet për shëndetësinë? Shërbimi shëndetësor në shkallë kombëtare do u jepet falas qytetarëve. Do jepet sipas nevojës, jo sipas mundësisë, kurse tani thotë kujdesi do jetë sipas xhepit.  Pse të pranojmë të trajtohemi në këtë mënyrë nga një njeri që darkon me 10 mijë euro, nga një ministre që darkon me biftekë nga 1000 euro.

Në oborrin e kryeministrisë ku nuk duket blen vazo 4 milionë euro. Olsi ortak me Josifin, baxhanaku i tij, kanë marrë tendera, thjeshtra në dhjetëra tendera. Nuk mundet kurrë që familjarët e pushtetarëve të fitojnë tendera. Ata të funksionojnë me firma private, por kurrë nuk mund të jenë përfitues dhe ortakë me tenderat publike. Kjo do jetë një nga rregullat që PD do vendosë’, tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...