Berisha: Kandidatët e PS vijnë nga 'bodrumet e mafies', vëllezër në vese me Edi Ramën!

E mërkurë, 05 Prill 2023 22:11
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal në Divjakë këtë të mërkurë, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Aurel Malko.

Berisha skanoi kandidatët e PS, duke u shprehur se ata vijnë nga “bodrumet e mafies”.

 

"Ata kandidatë janë vellezër në vese me kryeministrin Edi Rama”, u shpreh Berisha. 

Kreu i PD vlerësoi kandidatët e “Primareve”, duke thënë se ata do të jenë shpërdorë të qytetarëve.

 
 

“Kandidatët e krahut tjetër vijnë nga bodrumet e mafies. Dje isha në Has, kandidati i Hasit kishte dy emra dhe 4-5 arrestime, ishte si puna e Kokoneshit. Kandidatët e krahut tjetër në tërësi janë vëllezër në vese me kreun e tyre. Janë të sprovuar në aktet e vjedhjes dhe shpërdorimit. Por ata kanë një tipar të përbashkët. Ata për qytetarët nuk duan t’ja dinë. Ju garantoj se Aureli dhe të gjithë kandidatët e primareve janë dhe do jenë shërbëtore tuaj, janë dhe do jenë menaxherë dhe drejtues me transparencën më të madhe. Ata në standardet më transparente do përdorin çdo qindarkë të burimeve për të mbështetur fermat tuaja dhe biznesin tuaj” , u shpreh Sali Berisha.

Ish-kryeministri ngriti shqetësimin e shpopullimit të vendit, duke thënë se as në kohë lufte nuk kanë ikur kaq shumë njerëz.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...