'Oazet e gjelbërta', Këlliçi: 500 kënde pushimi, stola e pemë, në çdo lagje të Tiranës!

Hënë, 10 Prill 2023 09:14

 

Belind Këlliçi dhe Programi i tij për Mjedisin me rikualifikimin e Lanës dhe 500 oazet e gjelbërta, qenë kryefjala e fushatës së tij për Tiranën në javën që sapo u mbyll. Por, çfarë janë konkretisht këto 500 “oaze” jeshile dhe sa do t’i kushtojnë ato kryeqytetit?

Këtë e ka shpjeguar vet Belind Këlliçi sot në emisionin Kafe Shqeto” në SYRI TV, i ngacmuar nga moderatori Flavio Qarri kur ka parë se nuk kishte ardhur duarbosh në studio.


Kafe Shqeto: Belind, si e keni nisur javën sot?

Belind Këlliçi: Optimist, me energji pozitive. Një gjë e mirë sot, rrugët pak bosh sepse është ditë pushimi dhe ta shfrytëzojmë këtë ditë.

Kafe Shqeto: Studion e ke zaptuar me dekore, Belind Këlliçi. Fillove edhe ti me pemë falso”

Belind Këlliçi: Jo, jo. Kjo është simbolikë, për t’u treguar qytetarëve premtimin e radhës që është bërë këtë javë nga ana ime. Kam folur për Programin e Mjedisit, ku jam ndalur gjatë; kam folur për një nevojë të shtuar të vëmendjes për pastërtinë e Tiranës, për lumin Lana, rikualifikimin dhe pastrimin e Lanës. Jemi i vetmi vend në eEropë ku derdhen ujërat e zeza në mes të kryeqytetit dhe kutërbon lumi Lana, sidomos në stinën e nxehtë dhe kam folur për 500 oazet e gjelbërta, këndet e pushimit. Ta themi thjesht: 500 kënde pushimi!

Kafe Shqeto: Nejse, presin të gjithë të bësh 500 parqe tani, s’të ka besuar njeri.

Belind Këlliçi: Jo jo. Këta që nuk besojnë 500 parqet, kam përshtypjen se besojnë 1 milionë pemët dhe 2 milionë pemët e tjera që do të bëjë Veliaj! Unë po flas për 500 kënde pushimi ku mjaftojnë 200 metra katrorë në çdo hapësirë lagjeje. Në Tiranë kemi bërë një studim ku na rezulton se në Tiranë në total janë 569 sheshepushime apo kënde të lagjeve në brendësinë e tyre, hapësira, dhe do të duhej minimalisht 200 metra katrorë, që i bie minimalisht 2 apartamente nga 100 metra katrorë në të gjithë territorin e një lagjeje për të bërë të mundur këtë premtim që unë kam dhënë dhe që do ta bëj realitet pas 14 Majit: një vend pushimi të thjeshtë ku ka 6, 8 apo 10 stola që vihen dhe gjithashtu mbillen disa pemë. Mbillen disa pemë për të krijuar një mini-oaz brenda lagjes, për të krijuar një zonë rekreacioni, jeshile, ku sigurisht gjatë stinës së nxehtë mund të ketë një vend pushimi për moshën e tretë, dhe për të rinjtë ku mund të ulen pak në hije dhe që të rikthejmë pak gjelbërim në çdo lagje të Tiranës. E gjitha, 500 oaze nga 200 metra katrorë janë 100 mijë metra katrorë në të gjithë Tiranën, për të gjelbëruar gjithë Tiranën.

Ndërkohë, kur Policinë Bashkiake e ke nga mëngjesi deri në darkë, tani ka një gjë që edhe qytetarët e kanë vënë re: janë zhdukur, ia kanë lënë radhën Policisë Rrugore, Policisë së Shtetit, që po gjobit qytetarët. Çuditërisht, Policia Bashkiake nuk ekziston. Nuk e dimë nga janë, janë fshehur nëpër ferra, janë kthyer tek ferrat prapë...Dhe, se ma kanë thënë shpeshherë qytetarët nëpër takime, dita e punës në Tiranë është 22 apo 23 mijë lekë, kurse gjoba është është 30 mijë lekë! Kur zbret tek makina, e ke gjobën 30 mijë lekë!!!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...