Kreu i Partisë së Lirisë shpreh bindjen se bashkia e Elbasanit në zgjedhjet e 14 majit do të fitohet nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Ilir meta, shprehet se Luçiano Boçi do t’i japi përgjigjen e merituar Rilindjes sipas tij, dhe se rezultati duhet të dalë 7-0.
Kjo pasi sipas Metës, “Rilindja e katandisi Qarkun e Elbasanit në të parafundit përsa i takon nivelit të mirëqenies dhe nënkampion për varfërinë në Shqipëri”.
“Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën që Luçiano Boçi vendosi të lërë mandatin e deputetit për t’ia kthyer qytetin elbasanasve. Faleminderit Luçiano që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha Bashkitë e Qarkut të Elbasanit.
Qarku i Elbasanit duhet t’i japi përgjigjen më të merituar Rilindjes dhe duhet të dalë 7-0 për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse Rilindja e katandisi Qarkun e Elbasanit në të parafundit përsa i takon nivelit të mirëqenies dhe nënkampion përsa i takon varfërisë në Shqipëri”, shkruan Meta.