Këlliçi: Premtimi për transport publik falas e ka tronditur Veliajn, 52 mijë lekë në muaj kursim për familje!

Hënë, 10 Prill 2023 10:32

 

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka konstatuar një vrull sulmesh nga administrata e kryebashkiakut aktual Erion Veliaj në këtë fushatë, në veçanti kundër njërit prej premtimeve të tij kryesore: Transportit publik falas.

Këlliçi tha se ky program ka marrë një mbështetje të gjerë popullore, sepse i kursen çdo familjeje 52 mijë lekë çdo muaj, çdo familjeje që e përdor këtë transport në Tiranë.

 

Gazetari Flavio Qarri që e kishte ftuar Këlliçin në studion e Kafe Shqeto ka kërkuar të dijë më shumë për këtë projekt të përdorimit falas të urbanëve publikë dhe për sulmet që po bëhen, sigurisht nga Veliaj dhe mediat që e përkrahin.

Kafe Shqeto: Belind, shikoj se më ke sjellë një autobuz, si në Londër…Si është puna? Do të ndërrojmë edhe flotën?

Image

Belind Këlliçi: Po, do të investojmë edhe tek flota, e kemi thënë. Po deri tani është një premtim që e ka tronditur administratën e Veliajt dhe të PR (marrëdhënieve publike) dhe të bashkisë, por mbi të gjitha vetë kryebashkiakun, që nuk po lë portal, nuk po lë sulm, nuk po lë idiotësi pa nxjerrë për shkak se unë kam dhënë një premtim që do t’i shërbejë 200 mijë qytetarëve në ditë!

Kafe Shqeto: Këtu, meqë përmende portale, më lejo diçka. Nuk do ta përmend emrin e atij gazetarit, se është një çikë në ditë “të vështira”…

Belind Këlliçi: Do të jetë ndonjë “dashamirës”!

Kafe Shqeto: Vjen nga një shkollë e famshme gazetarie, merren me gjëra “shumë thelbësore” ata, megjithatë nga të gjithë argumentet kundër autobusëve falas që ka dëgjuar, ky i këtij gazetarit të pavarur ishte më brilanti nga të gjithë, sepse thoshte “Nëse e ke seriozisht, duhet ta bësh tani”!

Belind Këlliçi: Ta bëj tani?! Është i madh shumë! Kush e ka shkruar?

Kafe Shqeto: Është ekspert inceneratorësh ky gazetari (citon: “Nëse e ka seriozisht Këlliçi, nuk ka pse pret për t’u bërë kryetar bashkie, për ta bërë falas transportin publik)!

Belind Këlliçi: I madh! Unë nuk e di për kë e ke fjalën, por mund të vijë t’i japë këtij autobusi, sepse për momentin kaq e kam mundësinë. Të të japim këtë autobusin falas dhe ta marrë të bëjë xhiro... E kuptova tani.

Kafe Shqeto: Z. Këlliçi, po i ecim logjikës, pse nuk e bëni tani?!

Belind Këlliçi: Mbase mund të pyesësh këtë gazetarin, me çfarë mundësie mund ta bëj, si mund ta bëj?! Po dëgjoj çudira. Fakti që ka kaluar në këto lloj nivelesh absurde, çfarë s’po dëgjoj dhe e kam thënë që çfarë s’do të dëgjoj për veten, por fakti që janë kaq keq tregon sa shumë ka ngjitur ky program, ky projekt për t’u shërbyer qytetarëve dhe mbi të gjitha se çfarë mbështetjeje popullore dhe qytetare ka ky premtim që i shërben të gjithë qytetarëve të Tiranës.

I shërben 200 mijë qytetarëve në ditë dhe mbi të gjitha sjell barazi sociale në Tiranë dhe është një kosto jetese që i lehtësohet çdo qytetari të Tiranës. Mesatarisht familjeve që përdorin transportin publik ne i ulim një barrë financiare mujore 52 mijë lekë!

52 mijë lekë në muaj do të kursejë çdo familje që e përdor transportin publik sot dhe do t’i ketë më shumë në xhep. Tani, ky premtim nuk bëhet për këta gazetarë që paguhen nga inceneratorët, nuk bëhet për të pasurit, nuk bëhet për Erion Veliaj n, bëhet për qytetarët e thjeshtë, bëhet për qytetarët që jetojnë në kushte minimale jetese, në minimum jetik, bëhet për ata që janë me asistencë ekonomike, përata që janë në nevojë ekonomike, bëhet për pensionistët, për studentët.

A nuk ishte e tmerrshme javën e kaluar kemi parë radhët e studentëve nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 16:00, në radhë të tëra gjithë ditën për të marrë një abone?! Nga ana tjetër, a është e pafalshme për këtë qytet, këtë administratë që edhe abonetë nuk ua afron të gjithë qytetarëve, po i ka me numër të limituar?! E gjithë politika aktuale e bashkisë së Tiranës është për goditur qytetarin. Abone mund të marrësh kudo në botë, ditore, mujore e zgjedh si të duash, ndërkohë vetëm këtu në Tiranë e ke me numër të limituar dhe duhet të bjerë bingoja që të marrësh një abone apo të marrësh dhe një vend parkimi!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...