‘Dhuro një libër, ndriço një mendje’/ Berisha i bashkohet nismës

Tuesday, 25 Prill 2023 12:47
 
 

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhuroi disa libra për anëtarët e Departamentit Brain Gain dhe Ekselencës në PD.

Berisha iu bashkua nismës së veçantë të këtij departamenti “Dhuro një libër, ndriço një mendje”, nismë që synon dërgimin e librave atje ku ka pamundësi financiare. 

 
 

Departamenti Brain Gain i Partisë Demokratike organizoi të dielën, më 23 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, një mbledhje librash të dhuruar te selia qendrore e PD. Librat më pas do t’i shpërndajë në vende ku libri nuk shkon, ose shkon me vështirësi.

 

Kjo është një iniciativë inovative dhe e ndërmarrë nga një departament i përbërë nga studentë apo ish-student ekselentë shqiptarë nëpër botë. Kjo nismë ka për qëllim të nxisë promovimin e kulturës dhe arsimit në vendet ku kjo mundësi është e kufizuar.

 

Çdokush është i mirëpritur për t’u bërë pjesë e aktivitetit dhe nëse është e mundur të dhurojë libra që ndihmojnë nismën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...