Meta në Elbasan: Me fitoren e Luçiano Boçit do të krenohen edhe socialistët

Tuesday, 25 Prill 2023 17:47

Meta tha se kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Elbasanin, Luçianio Boçi ka bërë një akt të madh duke dhënë dorëheqje nga pozita për t’iu nënshtruar vullnetit të qytetarëve, falë dashurisë që ka për qytetin. 

 
 

“Ne jemi dakordësuar që në çdo takim me këshillin bashkiak do jetë prezente dhe media, po ashtu dhe qytetarët. Nuk do ndodhë që mos të ketë mbledhje të këshillit, ku qytetarët nuk kanë parë në 4 vjet një mbledhje po ashtu dhe transparenca e buxhetit dhe taksave që qytetarët ta dinë si përdoren paratë që ata paguajnë”.

 

“Luçiano ka thyer herësin në Elbasan, falë raportit që ai ka me qytetarët. Ai arriti të krijojë një personalitet dhe do vazhdojë të jetë nënkryetar i PD, që udhëhiqet nga Berisha. Ai bëri një akt duke dhënë dorëheqje nga pozita dhe duke iu nënshtruar vullnetit të qytetarëve, akt sakrifice. Ajo që vlerësoj unë te Boçi është dashuria për Elbasanin dhe sfida për ta rikthyer qytetin në qendër të kulturës e arsimit. Me fitoren e Boçit dhe socialistët do ndihen krenar”, tha Meta.

 
 

Meta theksoi se më 14 maj do të bëhet një ndarje me thikë midis korrupsionit absolut që erdhi si rezultat i një monizmi absolut dhe një transparence dhe llogaridhënie absolute që do t’i kthejë bashkitë dhe këshillat vetëm në funksion të qytetarëve.

Ai deklaroi se qeverisja vendore ka qenë një katastrofë e vërtetë si në drejtim të transparencës, si në drejtim të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Sipas tij, kandidatët e opozitës nuk kanë kandidatë rivalë dhe i vetmi që iu del është një gogol që njëherë kërcen, njëherë shpik postera sipas overdozave që kalon për shkak të panikut që ka nga zgjedhjet që po vijnë dhe nga fakti që e ka të pamundur të trukojë ndeshjen si herën e kaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...