'New York Post': Prokurorët e Sorosit po i hapin dritën jeshile anarkisë...

E Enjte, 27 Prill 2023 17:58

Shkelja e ligjit nuk sjell më pasoja për t’u paguar në juridiksionet e prokurorëve të qarqeve të butë me krimin, të financuar nga George Soros.

  
 
 

Kriminelët po e marrin mesazhin qartë e pastër.

 
 
 
 

Në Çikago, dy adoleshentë vjedhin një makinë, ikin me shpejtësi dhe vrasin një foshnjë. Kaq nuk mjafton për t’i burgosur.

 
 

Në Alameda, prokurori i qarkut tregon butësi karshi anëtarëve të një bande që po ashtu vranë një fëmijë pasi shtinë me armë zjarri pa bërë dallime.

Në San Françisko, ish-shefi i departamentit të zjarrfikësve u acarua kur pa një grup punëtorësh part-time që po merrnin drogë te pragu i shtëpisë së nënës së tij. Ai i spërkati me 'pepper spray'. Njëri prej tyre e goditi me një tub metalik.

Prokurori i qarkut fillimisht i rrëzoi akuzat për goditësin, duke thënë se kishte vepruar për vetëmbrojtje.

Me sa duket, vetëmbrojtja tani nënkupton largimin nga vendngjarja, gjetjen e armës së duhur, praktikimin me të – të gjitha gjëra që ai i bëri – e pastaj përdorimin e forcës joproporcionale kundër personit që nuk donte t’i shqetësonin nënën.

Vetëm pas një revolte të madhe prokurori i riktheu akuzat.

Me siguri që progresivët do të na thonë pa iu lëvizur fare qerpiku se krimi nuk është në rritje, po edhe sikur të jetë nuk ka të bëjë aspak me këtë racë të re prokurorësh anti-ndëshkim, anti-burg.

Është qesharake.

Është edhe e pashpirt.

Nuk ka rëndësi se sa të rinj të tjerë duhet të vdesin apo sa përdorues droge mbushin trotuarët.

Për sa kohë që burgjet janë bosh, ata e konsiderojnë si fitore.

Kim Foxx, prokurorja e Çikagos që i la të lirë ata adoleshentët, ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur vitin e ardhshëm.

Sikur shembullin e saj ta ndiqnin edhe të tjerët, apo të përballeshin me prokurorë të mirëfinancuar e të përkushtuar për drejtësinë, për t’iu kundërvënë makinerisë donatore të Sorosit.

Ky eksperiment në anarki duhet të marrë fund.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...