Daily Mail: Gruaja e McGonigal u ftua në Shtëpinë e Bardhë! Agjenti i FBI, takime informale me Ramën

E Enjte, 27 Prill 2023 21:10

Guerriero tregon në intervistë se si gruaja e McGonigal, Pamela, nisi të ekspozonte jetën e saj luksoze pas arrestimit të bashkëshortit.

  
 
 

Edhe pse i shoqi është nën akuzë për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve amerikane, sërish Pamela McGonigal nuk është ndalur në ekspozimin e jetës luksoze.

 
 
 
 

Megjithatë, Daily Mail sjell edhe një episod interesant. Ajo thotë se përpara arrestimit të McGonigal, e shoqja kishte bërë një postim ku tregonte se ishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë.

 
 

“Vetëm shtatë javë përpara arrestimit të tij, gruaja e McGonigal postoi me krenari një foto të një ftese për mbërritjen zyrtare të presidentit francez, Emmanuel Macron në Shtetet e Bashkuara në dhjetor të vitit 2022. Ajo shkroi: “Isha shumë e lumtur që mora pjesë në ceremoninë e mbërritjes shtetërore të presidentit dhe zonjës Macron në Shtëpinë e Bardhë”. Ajo nuk thotë nëse burri i saj ishte me të”, shkruan gazeta.

Daily Mail shkruan se për dosjen ruse të oligarkut Oleg Deripaska, janë ngritur pesë akuza, secila me një dënim maksimal prej 20 vitesh burg.

“Prokuroria amerikane ka hapur një çështje të veçantë kundër McGonigal, duke pretenduar se ai ka pranuar 225 mijë dollarë nga një individe që ishte ish-agjent i inteligjencës për Shqipërinë. Dokumentet pretendojnë se mes gushtit 2017 dhe shtatorit 2018, ai fshehu marrëdhënien nga FBI.

Ai akuzohet se ka udhëtuar jashtë vendit me ‘individin me interesa biznesi në Europë’ dhe ka takuar shtetas të huaj.

Takimet përfshinin edhe takime informale me kryeministrin e Shqipërisë, si dhe me një ish-zyrtar të lartë shqiptar të punësuar në një konglomerat energjetik kinez.

McGonigal u deklarua i pafajshëm për akuzat e Deripaskës në Nju Jork dhe dy ditë më vonë u deklarua njësoj i pafajshëm në Uashington në çështjen e Shqipërisë”, shkruan gazeta.

Daily Mail tregon edhe për rastin kur Allison Guerriero gjeti një qese me dollarë në apartamentin e saj. Sipas saj, ishin 80 mijë dollarë.

“Mendova se paratë ishin për ndonjë aksion të FBI-së ose për ndonjë burim,” tha ajo. “Nuk e mendoja se ishin të tijat. U habita që ai kishte para të mëdha në apartament”. McGonigal, që u tërhoq nga FBI në vitin 2018, tha se i kishte fituar duke luajtur bixhoz në bejsboll.

Guerriero tha pas ndarjes së ajo i dërgoi një email shefit të McGonigal, me detaje të lidhjes dhe pretendimet për lidhjet e tij me Shqipërinë.

Ajo tha për Daily Mail se e fshiu atë email.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...