Berisha: Veliaj përdor drejtorët për të vjedhur, Rama përdor baxhanakun dhe thjeshtrën

Premte, 28 Prill 2023 14:32

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot superskandalin e drejtorëve të Erion Veliajt.

“Erion Veliaj është bërë, siç e thashë më sipër në rrjetet sociale, simboli i neverisë së kryeqytetit. Ndaj dhe lutja ime për gazetarët është, mos harxhoni kohë me këtë njeri, i cili nuk takon qytetarët, bën fushatë vetëm me drejtorët e bashkisë.

 

Një skandal i madh ka shpërthyer këto ditë. Është gjetur se drejtorët e tij, Mariglen Qato, Elizabeta Cjapi e të tjerë, janë hajdutë të paskrupullt në tendera. Kanë fituar në kundërshtim me ligjet me familjarët e tyre, 29 tendera. Kanë fituar 25 milionë euro tendera.

Se kështu fiton edhe baxhanaku i Edi Ramës. Edhe Veliaj thotë, Rama përdor baxhanakun për të vjedhur, unë përdor drejtorët për të vjedhur. Se mos kujtoni se janë të drejtorëve këto, ato janë të Veliajt.

Thjeshtra është bërë famoze, po shkatërron të gjithë kompanitë e projektimit se fiton çdo tender në mënyrë të pamerituar.

Këtu kam ndërtesat që ndërton Veliaj me emrat e drejtorëve. Se nuk ka mundësi kurrë që një kryetar bashkie të shkelmojë ligjin e konfliktit të interesit, e shkelmon kur është vetë pronar, kur është vetë ndërtues.

Problemi është se ka edhe hotel 15 milionë euro, pastaj kompanitë shkojnë i regjistrojnë në emrin e një punëtori të vjehrrit. Se shteti nuk ekziston.

Ky është një superskandal, ndaj Erion Veliaj e ka të qartë se me datë 14 merr valixhet dhe shkon në SKAP. Se dosjet i ka aty. Ka dosje të tmerrshme, edhe për djegësin e Tiranës,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...