Denoncimi i Berishës: Një aferë superskandaloze e Emirjana Sakos me hidrovorin e Durrësit

Premte, 28 Prill 2023 14:33

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi një tjetër aferë të kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako. Ai tha se këtë herë bëhet fjalë për një aferë superskandaloze me hidrovorin e Durrësit.

“Një aferë tjetër superskandaloze është afera e zonjës Sako. Zonja Sako është një korruptokrate e pamëshirshme. Zonja Sako, për të vjedhur, nuk le ligj pa thyer, nuk le standard pa shkelmuar.

 

Tani hidrovori i Durrësit është simboli i zi i vjedhjeve të saj.

Ju lutem qytetarëve dhe ju, unë po lexoj përmbledhjen e kësaj afere.

Së pari, investimi për hidrovorin ndonëse nuk ka lidhje me asnjë fatkeqësi natyrore, u trajtua si rindërtim dhe u prokurua me fondet e rindërtimit të tërmetit. Imagjinoni se çfarë bëjnë këta me qytetarët hallexhinj që presin në çadra apo të strehuar në mënyrën më të keqe. Paratë i përdorin për hidrovorin.

Së dytin, projekti filloi si përforcim në rindërtim, duke shpërdoruar fondet e rindërtimit.

Së treti, u ndryshua pozicioni i vendosjes së godinës ekzistuese dhe zhvendoset pranë Porto Romanos, duke rritur kostot dhe shtuar 3600 metra linear kanal shumë të thellë dhe shpenzime të tjera që shkojnë në 26 milionë euro, vetëm për të vjedhur.

Së katërti, zhvendosja lidhet me investimin në Portin e Durrësit.

Vetëm projekti i rehabilitimit të infrastrukturës ka kushtuar 7.2 milionë euro.

Prokurimi ishte fiktiv sepse projekti ishte përgatitur nga projektuesi. Data e lidhjes së kontratës është më vonë.

Leja është miratuar pa u kryer shpronësimi, edhe kjo një shkelje shumë e rëndë ligjore nga Sako.

Sako firmosi për tjetër pozicion dhe tjetër pozicion propozoi Këshilli Bashkiak dhe tjetër pozicion është zbatuar për godinën e hidrovorit.

Sako është pra në një vepër të rëndë penale. Kjo zonjë e ka vendin në hetim të thellë të SPAK. Pavarësisht se Rama e paralizon SKAP-in, ne do të dorëzojmë këtë për ndjekje penale. Le ta quajë Rama si të dojë, ajo do të shkojë për ndjekje penale,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...