Berisha në Elbasan: Rama e nisi këtë fushatë me tritol dhe e mbylli me turp, me arrestime!

Premte, 12 May 2023 19:39
 
 
 

Koalicioni opozitar "Bashkë Fitojmë" zhvilloi në Elbasan mitingun përmbyllës të zgjedhjeve të së dielës. 

Në fjalën e tij para mijëra qytetarëve elbasanas, kryedemokrati Sali Berisha u ndal në disa momente.   

 
 

Berisha akuzoi Edi Ramën se me politikat e tij rriti çmimet dhe varfëroi shqiptarët. 

 

Duke iu referuar arrestimit të kandidatit të opozitës në Himarë, kreu i PD tha se Rama e nisi këtë fushatë me tritol dhe po e mbyll me turp, me arrestime. 

 

"Këto dy ditë le të ftojmë bashkë çdo qytetare dhe qytetar të Elbasanit, çdo qytetar shqiptar. Le të reflektojmë për gjendjen tonë ekonomike, të mendojmë se sa herë në dyqanet tona rëndohemi nga çmimet gjithnjë e në rritje. Të mendojmë për listat e gjata, që zgjaten e zgjaten e bëhen tërkurzë, sepse shumë nga bashkëqytetarët tanë nuk kanë me se të paguajnë ushqimin e përditshëm. Të mendojmë se si i përcjellim fëmijët në shkollë dhe nuk i plotësojmë nevojat e tyre.

Të gjitha këto kanë ardhur sepse prej shumë vitesh, Elbasani dhe Shqipëria qeverisen nga i njëjti regjim dhe është kaluar nga mandati në mandat, nga shiu në breshër. Ndaj dhe ju ftoj të votoni ndryshimin me 14 maj dhe mos harroni, se të gjithë sa thashë më sipër, Edi Rama në këtë fushatë i mbuloi me tallje për qytetarët, me sharje për kundërshtarët, me tallave për gaztorët. I mbuloi me mashtrime si zakonisht. 

Ai e nisi këtë fushatë, siç jeni dëshmitar me tritol, e mbylli me turp, me arrestime. Vazhdojnë me një seri mashtrimesh. A nuk premtoi ai rritjen e rrogave, rrogës mesatare në 900 euro. A nuk tallet ai në këtë mënyrë me qytetarët shqiptarë të cilët përballen me skamjen dhe varfërinë. Çfarë ndihme marrin shqiptarët sot nga kjo qeveri, kur vetëm 20% e tyre përfitojnë ndihmën ekonomike. 

Le ti shndërrojmë këto 48 orë në 48 orë të reflektimit tonë, dhe le të ndalemi pastaj dhe të mendojmë për njerëzit që janë larguar nga familjet tona, nga farefisi, nga krushqitë, njerëz tanë të dashur. Shumica e tyre janë larguar nga mospasja, papunësia, pamundësia, nga dhunimet e lirive dhe të drejtave të tyre. Ju vetë e keni të qartë se si dhjetëra e mijëra shqiptarë u arrestuan për faturat e dritave si në asnjë vend tjetër", u shpreh Berisha. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...