Zotimi i Belind Këlliçit: Urbanin falas dhe nënkalimin te sheshi Skënderbej do i bëj realitet pas 14 Majit

Premte, 12 May 2023 20:44
 
 

Përmes një mitingu madhështor ku u mblodhën mijëra mbështetës, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në fjalën e tij u zotua se premtimet e tij do të bëhen realitet pasi qytetarët të bëjnë ndryshimin me votë ditën e diel. 

 
 
 

Ai u shpreh është i vetëdijshëm për nevojën e ndryshimit në Tiranë dhe mbështetjen e qytetarëve.

 

Këlliçi listoi disa nga premtimet e tij duke thënë se do i bëjë realitet ato pas zgjedhjeve të 14 Majit, nga urbani falas e deri te ndërtimi i nënkalimit të sheshit Skënderbej.

 

“Ju jeni vipat e mi. Qytetarët e Tiranës, të rinjtë të reja, pensionistët, studentët. Ku janë naçut e Tiranës, ata që si unë jemi rritur në Tiranë në familje normale, jemi rritur nga prindër normal, kërkojmë një qytet mund të na strehojë dhe mund të na japë shpresë.

I vetëdijshëm jam për nevojën e ndryshimit në Tiranë, për mbështetjen e qytetarëve të Tiranës, forcën e Partisë Demokratike. Sot kam një falënderim për familjen time politike që quhet Partia Demokratike. Flanderoj kandidatët që garuan me mua në primare. Sot jemi sërish bashkë kundër Erion Veliajt. Falenderoj të gjithë demokratët dhe ata të mërzitur që nuk e kanë gjetur veten për momentin dhe çdo ditë komunikojnë më mua.

Beteja kundër Erion Veliajt është një arsye e madhe për të bashkuar votat ditën e dielë. Autobusin falas dhe nënkalimin te sheshi Skenderbej do i bëj realitet pas 14 Majit”, u shpreh ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...