Meta: Rama kryeministër delinkuent. Të dielën Shqipëria ndahet me këtë regjim monist!

Premte, 12 May 2023 21:21
 
 

Kryetarii Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh nga mitingu madhështor i opozitës te sheshi "Nënë Tereza" se shqiptarët të dielën do të ndahen nga regjimi monist i Edi Ramës. 

Meta e quajti Ramën kryeministër delinkuent që sipas tij kërkoi të devijonte vëmendjen nga llogaridhënia dhe të politizonte fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

Nuk po e besoj që po mbaron kjo fushatë, që mezi kam pritur që të mbarojë, që Shqipëria të ndahet me këtë regjim monist në sistemin vendor, ku një person i vetëm kontrollon 60 gomerë, përveç Shkodrës tonë heroike dhe 100% të këshillave bashkiake. Rama si një kryeministër delinkuent, u përpoq të devijonte llogaridhënien në këto 4 vite të pushtetit absolut mbi 60 gomerët e tij, siç i quan ai dhe ata e pranojnë. Kërkoi të politizoi zgjedhjet e 14 maj, ku vendosi në të gjithë Shqipërinë posterat me fytyrën e tij të qeshur dhe me fytyrën time e të doktorit të mërzitur. Vetëm në Bashkinë e Tiranës janë miratuar mbi 1 milard euro, nga ai këshill bashkiak monist dhe askush nuk ka parë një mbledhje të vetme të Këshillit Bashkiak ku të diskutohet për buxhetin”, u shpreh Meta.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...