Berisha: Kandidatët e primareve janë kandidatët e fitores, janë kandidatët e lirisë

Premte, 12 May 2023 21:17
 
 

Në fjalën e tij gjatë mitingut madhështor përmbyllës të fushatës, në sheshin "Nënë Tereza", kryetari i PD, Sali Berisha tha se kjo pranverë do të jetë e fitores për opozitën. 

Berisha tha se kandidatët e opozitës me të cilët kandidon koalicioni "Bashkë Fitojmë" në këto zgjedhje, janë kandidatët e lirisë.   

 
 

"Së pari, një mirënjohje të pakufishme qindra mijëra burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, pensionistëve dhe të moshuarve, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhanë fushatës së koalicionit tonë, fushatës së kandidatëve të lirisë. Me mbështetjen e tyre, besimin e tyre, ju i sollët Shqipërisë dhe shqiptarët, pranverën e bukur, pranverën e fitores.

 

Një mirënjohje e pakufishme ndaj Belind Këlliçit dhe 61 kandidatëve të primareve, të cilët shkëlqyen si yje të vërteta të lirisë me fushatën e tyre, me takimet, me bisedat, me projektet, me programet. 

 

Kurrë ndonjëherë qytetari shqiptar nuk është ndjerë më i përfillur, më i nderuar, më i vlerësuar, ashtu siç e meriton nga përfaqësuesit e tij.
Kandidatët e primareve janë kandidatët e fitores, janë kandidatët e lirisë. 

Sonte është një natë e veçantë në historinë e përpjekjeve tona për liri dhe dinjitet. Sonte ne mbyllim fushatën me të cilën ne ia dolëm të bindim shqiptarët, ia dolëm të takojmë shqiptarët, të bisedojmë me ta, të vendosim së bashku me 14 maj, të votojmë ndryshimin, të votojmë Belind Këlliçin, të votojmë kandidatët tanë të fitores. 

Projekti i tyre është projekti i shndërrimit të bashkive tona në bashki të qytetarëve, në bashki të komuniteteve", tha Berisha. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...