Berisha: Historia ime si e Steve Jobs. Jam më i motivuar se kurrë!

Premte, 12 May 2023 22:42

Berisha tha se është më i motivuar se kurrë. 

 
 

"Historia e njëjtë me Steve Jobs. A ia vlen? Sigurisht, jam më i motivuar se kurrë. Në politikë, në 32 vite, unë jam ky që jam sot sepse u jam përmbajtur disa parimeve, nuk i kam shkelur, një grusht parimesh, jo shumë, por atyre u jam përmbajtur me vendosmëri absolute. Sot unë jam më i motivuar se kurrë. Jo se unë po luftoj ndaj një padrejtësie që më është bërë, luftën ndaj padrejtësisë unë po e bëja pa kërkuar ndihmën e askujt në botë. Unë ndjehesha i fuqishëm në atë pozicion që isha po ecja drejt realizimit të qëllimeve të mia. Padita për shpifje në gjykatë atë që firmosi një vendim për të cilin nuk do të mund të paraqesin kurrë një fakt të vetëm, një dokument të vetëm. Korrupsioni, qeveritarët nuk vjedhin fshehtas, vjedhin haptas, me firma, me vendime, nuk janë hajdutë xhepash, vjedhin haptas. Ndaj dhe unë i thashë se nëse paraqet një dokument, një provë, një fakt të vetëm, unë largohem përfundimisht nga politika. Por unë kam respektuar gjithë jetën vetëm ligjin. Dhe i thashë edhe 100 vite po të kontrollosh nuk do të gjesh dhe koha provoi ato që kam thënë unë. Deri në fund ushtar i këtij vendi. Unë pashë që sovraniteti i vendit tim po shkelmohej. Pashë qëllimet më të turpshme për t'i emëruar kryetarin partisë që unë kisha themeluar. Duke i asgjësuar ata si qenie të lira", tha Berisha. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...