Berisha: Falenderoj Ilir Metën, bëri një punë të jashtëzakonshme në këtë fushatë!

Premte, 12 May 2023 22:44
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha falenderoi Ilir Metën për angazhimin e tij në këtë fushatë zgjedhore. 

Berisha tha në Çim Peka Live, në Syri Tv, se Meta ka bërë një punë të jashtëzakonshme.  

 

"Dua të falenderoj kryetarin e PL, Ilir Meta për dy arsye kryesore. Së pari, për mbështetjen që ai i bëri që në fillim primareve dhe kandidatëve të primareve. Dhe së dyti, për punën e jashtëzakonshme që ka bërë në këtë fushatë. Ai u angazhua në dhjetëra qindra takime me mua dhe veçmas, kudo dhe e bëri që fushata jonë të jetë pakrahasimisht dominuese. Dhe ekipi i tij ka funksionuar, ka bashkëp;unuar me ekipin tonë në mënyrë të shkëlqyer në të gjitha bashkitë. E patë dje Kuçovën? Kuçova ishte me Lefter Maliqin, e gjithë Kuçova e derdhur në shesh. Po në Rrëshen, shesh më të mbushur unë kam parë. Ç'ka tregon se qytetarët kanë pëlqyer shumë primaret dhe kandidatët e primareve, kanë pëlqyer programet e tyre. Krahu tjetër e bazoi fushatën në eksplozivë, në arrestime, në sharje, në tallje, në tallava", tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...