Gjithashtu ai u shpreh kritik lidhur me rregulloren duke theksuar se ka shkelje të rënda të procedurës pasi nuk po futet për diskutim dhe miratim një rezolutë e opozitës, e cila dënon gjenocidin serb në Kosovë.
Sot, kur ngjarjet kanë precipituar dhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë, sot kërkojnë të veshin petkun e qengjit. Mbi popullin e Kosovës u realizua një dhunë dhe pa dënuar vrasjen e krimin, nuk kemi të drejtë të flasim dhe të kërkojmë drejtësi. Serbia nuk e njeh gjenocidin dhe vijon të tallet”,tha ai.
"Parlamenti shqiptar nuk e kalon rezolutën se mërzitet Vuçiç, ne heshtim në kundërshtim të plotë me rregulloren, me detyrimet e botës demokratike për të dënuar atë gjenocid", tha Shehu.