Berisha: Krimineli elektoral Ilir Rusmali rrëmbeu mandatet e Rrogozhinës dhe Belshit me urdhër të Ramës

E mërkurë, 07 June 2023 20:06
Kryetari demokrat, Sali Berisha, akuzoi sot Ilir Rusmalin se me urdhër të Edi Ramës, ka rrëmbyer mandatet e Rrogozhinës dhe Belshit për llogari të Edi Ramës.

 

“Përsëri ju informoj ju dhe opinionin publik se çdo ditë dalin në pah rrëmbime mandatesh, dalin në pah akte të tjera të shëmtuara të regjimit për të kontrolluar me çdo çmim, vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Këto dy-tre ditët e fundit, KAS-i i partisë është dëshmuar një institucion i verbër, një institucion që shkelmon të vërtetat elektorale, një institucion i cili kryesohet nga një person i shkarkuar për korrupsion, ish-bashkëpunëtor i afërt i imi.

 
Dhe tani humbet çdo lloj norme e parimi dhe vërsulet kundër kandidatëve fitimtarë, se si e si t’i kthejë në të mundur, me meskinitetin, me qëndrimin e tij kriminal ndaj ligjit dhe të vërtetës.
 
 


Ky person, me urdhër të Edi Ramës, legjitimoi në Rrogozhinë qendrën e ngritur në burg pa asnjë vendim dhe asnjë akt nënligjor të ndonjë institucioni për ngritjen e një qendre votimi.

Ngritja e një qendre votimi në një vend të caktuar ka kushte dhe akte mbi të cilat bazohet. Qendra e votimit në burgun e Rrogozhinës është ngritur pa asnjë vendim, pa asnjë akt, pa asnjë procedurë. Është ngritur në një burg që kishte vetëm 2 vetë dhe u mbush me urgjencë nga krimineli elektoral Ulsi Manja vetëm e vetëm për të ndihmuar me vota kallp kandidatin e PS.

Në burgun e Rrogozhinës u dërgua një Edmond i Drejtorisë së Burgjeve, ai do dërgohet në SKAP si kriminel elektoral, i cili kërcënoi të burgosurit se nëse nuk bind këta persona, me emër, do përfundosh në burgun e regjimit special.

Në këtë mënyrë, të burgosurit, përveç vëzhguesit, u detyruan të firmosin votat e kërkuara. Por përsëri them këtu, që qendra e votimit nuk është ngritur mbi bazën e vendimeve ligjore, por është ngritur vetëm nga drejtori i burgut që e kishte dhëndër këtë kandidatin socialist, me Ulsi Manjën që është dhe krimineli elektoral në krye të drejtësisë shqiptare.

Në këtë mënyrë, ata morën, siç kanë marrë me dhjetëra mandate të tjera, vazhdojnë të marrin mandate të opozitës.

I njëjti skenar është përdorur nga krimineli elektoral Ilir Rusmali me urdhër të Edi Ramës, i cili ëndërron të bëhet Avokat Populli, është vepruar me Dumrenë.

40 vota, të gjitha në çdo kriter ligjor të pavlefshme, janë shpallur të pavlefshme nga krimineli elektoral Ilir Rusmali me urdhër të Edi Ramës, për t’i rrëmbyer mandatin Bedri Qypit.

Ndërkohë 16 vota janë shpallur të pavlefshme pasi iu ishte vendosur vetëm një votë, kurse vota ku shkruhej me laps të kuq dhe bëheshin shënime, ato ishin për kriminelin elektoral Ilir Rusmali dhe Edi Ramën, të vlefshme,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...