Kryetari demokrat, Sali Berisha reagoi në mbledhjen e grupit edhe për dhunën e ushtruar nga banditët e Lulzim Bashës mbi gazetarët dhe deputetët.
“Para se ta mbyll dënoj me forcën më të madhe, gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët, të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim, ku ka patur deputetë dhe deputete.
Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duke fyer dhe kërcënuar gazetarët, janë gangsterë, janë rrugeçërish, nuk kanë asgjë të përbashkët me individë të civilizuar.
Po kështu dënoj fyerjet dhe kërcënimet që u janë bërë deputetëve të Kuvendit, akte këto të nj politike dhune, të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës,” tha Berisha.