Afera me Portin e Durrësit/ Meta: 'Kushtetuesja' në krah të Rilindjes që po grabit 2 miliardë euro

Hënë, 19 June 2023 17:50
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Portin e Durrësit, duke i hapur rrugë aferës mafioze prej 2 miliardë euro.

 

Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se ‘Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj u pozicionua hapur në krah të grabitjes më të rëndë korruptive prej 2 miliardë euro të "Rilindjes" me pasoja katastrofike për ekonominë e vendit’.

‘Asnjë vendim gjykate, nuk e pastron dot këtë aferë mafioze, e cila është dhe do të mbetet një llogari e hapur me popullin shqiptar!’, shkruan Meta.  
 
 
 
 

Postimi i plotë:

 
 

Skandalet e përditshme të "Rilindjes" nuk mund të errësojnë aferat mafioze miliarda euro siç është Porti i Durrësit.

Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj u pozicionua hapur në krah të grabitjes më të rëndë korruptive prej 2 miliardë euro të "Rilindjes" me pasoja katastrofike për ekonominë e vendit.

Prona më e rëndësishme në pikëpamjen strategjike dhe ekonomike e Shqipërisë do t’i jepet kompanive guackë me pronarë të fshehur. Pra, me pronarë të panjohur, me fonde të panjohura dhe që nuk u dihet origjina e tyre.

Nuk është një projekt strategjik! Ky është thjesht një projekt ndërtimi pallatesh dhe apartamentesh ku apartamentet shiten në "ajër".

Do të falen qindra milionë euro taksa! Do të falen 820 mijë metra katrorë me një vlerë dhe kjo qindra miliona euro!

Përjashtimi nga taksat është një shkelje flagrante e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pasi trajton në mënyrë të diferencuar dhe diskriminuese bizneset e së njëjtës kategori.

Parlamenti Europian ka shprehur  shqetësimin duke deklaruar se: “është i skandalizuar me kontratën e Portit Durrës, me një kompani nga Emiratet e Bashkuara edhe pse kjo kontratë shkel Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE dhe megjithë paralajmërimet  e mëparshme të Parlamentit e Komisionit Europian.”

Asnjë vendim gjykate, nuk e pastron dot këtë aferë mafioze, e cila është dhe do të mbetet një llogari e hapur me popullin shqiptar!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...