“1 milion e 300 mijë shqiptarë, që duhet të marrin 200 euro pagë mujore.
Prandaj ai merr 8 mijë lekë ndihmë ekonomike në muaj. Sikur vetëm turizmi të disiplinohej, sikur vetëm kontrabanda e naftës që është të paktën 300 mijë ton, të cilën nuk mund ta bëjë kush përveç qeverisë... Shqipëria zhdoganon më pak se Kosova. A ka logjikë në tokë?
Me energjinë çfarë bëhet? Ka pasur raste se kur Rama-Balluku ua kanë shitur sekserëve të tyre me 40 euro, kur në bursë ishte 140 euro.
Kjo do vendoset dhe do ketë impakt pozitiv në çdo aspekt. Në ekonomi dhe çdo gjë.
Nuk është çështje parash, është çështje filozofie. Në këtë situatë, në vendin me rrogën më të ulët në Europë, u votua për dyfishimin e rrogave të deputetëve. As për indeksimin të rrogave të arsimit, ushtarakëve, policëve e me radhë,” tha Berisha.
Sipas tij, nisma është firmosur nga opozita dhe deputetët do të jenë bashkë për këtë nismë të domosdoshme.