PJESË NGA INTERVISTA
- Ai që ta kontrollon rehatinë e ‘shtëpisë’ – pra stabilitetin e shtetit – ta kontrollon edhe lirinë. E ai që ta kontrollon lirinë, t’i ka marrë të gjitha;
- Veriu i Kosovës u ka shërbyer disa qarqeve ndërkombëtarëve edhe për ta shantazhuar shtetin nëpërmjet burrështetasve të shantazhueshëm të Kosovës, siç nuk është kryeministri i sotëm i saj dhe i cili, si i tillë, u pengon jo vetëm burrështetasve hajdutë të këtyre hapësirave, por edhe disa perëndimorëve që posa arrijnë në Ballkan, bëhen të njëjtë si ne;
- Mund edhe të ndodhë që të fortët e kësaj bote të vendosin ta ‘shpërblejnë’ Serbinë duke e barazuar kryeministrin e Kosovës të dal nga burgjet serbe me presidentin serb që projektoi zhdukjen e joserbëve, por është monstruoze që një gjë të tillë ta bëjë Tirana zyrtare;
- Serbia mund të ketë për qëllim që Kosova ta mos guxojë të burgosë kriminelin serb pa lejen e Beogradit, por është monstruoze që realizimin e këtij qëllimi ta ndihmojë Tirana zyrtare.