Studentët e mjekësisë në protestë: Nuk po na motivoni, do të largohemi...

E mërkurë, 21 June 2023 11:57
Dhjetëra studentë të mjekësisë u mblodhën në protestë të martën pranë rektoratit të Universitetit të Mjekësisë për të kundërshtuar një draft-propozim të rektoratit që parashikon lidhjen e një kontrate që i detyron studentët që të punojnë në Shqipëri të paktën tre vite pas diplomimit, ose në të kundërt duhet të paguajnë të plotë tarifën e studimit.

 

Draft-propozimi mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë.

“Ne jemi kundër kësaj, sepse ky është detyrim, jo motivim për problemin aktual që ka Shqipëria, pra mungesën e stafit mjekësor. Ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë mungesë, por kjo është mënyra e gabuar për t'i mbajtur mjekët në vend,” i tha BIRN Erisa Osmani, studente e vitit të katërt për Mjekësi të Përgjithshme.
 
Sipas Gevio Tabakut, kryetar i Bordit Kombëtar Studentor, studentët e kanë refuzuar këtë sugjerim nga ministritë dhe janë mbledhur të protestojnë derisa zëri i tyre të dëgjohet.
 
 

 

“Në një deklaratë për studentët, rektori i Universitetit të Mjekësisë së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë kanë deklaruar se në rast se studentët e UMT nuk firmosin një kontratë që i detyron të punojnë në Shqipëri për dy deri në tre vite pas përfundimit të studimeve, atëherë ata do duhet të paguajnë tarifën reale të studimeve që përllogaritet diku tek pesë mijë euro për vit akademik,” i tha BIRN Gevio Tabaku.

Shqipëria vuan prej gati një dekade largimin masiv të bluzave të bardha jashtë vendit, kryesisht drejt Gjermanisë, por edhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Qeveria shqiptare e injoroi fillimisht problemin, por gjatë vitit të fundit, kryeministri Edi Rama hodhi për konsum publik një plan të ngjashëm me propozimin e rektoratit të Mjekësisë.

Nikita Kola, studente e vitit të katërt të Mjekësisë i tha BIRN se ajo do të dëshironte të kontribuonte në Shqipëri, por kjo do të varej nga kushtet e punës.

“Unë personalisht akoma kam shpresë për ndryshimin këtu, por që pse jo, edhe nëse do kisha mundësitë do isha larguar,” tha Kola, ndërsa kërkoi tërheqjen e propozimit nga rektorati dhe gjetjen e mënyrave të tjera me të cilët studentët janë dakord.

Studentët u shprehën se mënyra e duhur për t'i mbajtur në Shqipëri duhet të jetë nëpërmjet kushteve motivuese të punës, dhe jo kontratave të detyrueshme.

“Duhet motivimi i mjekëve me pagat e duhura dhe kushtet e punës, dhe jo lidhja e kontratave që i detyron ata të vendosin për karrierën e tyre,” tha studentja Erisa Osmani.

Sipas Osmanit, ekzistenca e një kontrate të tillë do i kufizonte ata për të parë mundësitë për të ardhmen e karrierës së tyre, siç janë specializimet jashtë vendit dhe zgjedhjet e tjera që iu ofrohen./BIRN

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...